Gjykata e Lezhës

Gjykata e Lezhës ankimon në Laç vendimin e prokurorit për sekuestron e kompjuterëve të gjyqtarëve dhe sekretareve

23 Shtator 2020, 18:30| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 19:31

  • Share

Gjykata e Lezhës ka ankimuar vendimin e prokurorit Sabri Kastrati për sekuestrimin e kompjuterave të gjyqtarëve e sekretareve.

Ankimimi është bërë më 21 shtator 2020 në Gjykatën e Laçit në emër të sekretares regjistruese Vitore Mhilli.

Gjykata kundërshton sekuestrimin e bazës elektronike nga prokuroria. Sabri Laçi urdhëroi sekuestrimin e serverave të gjykatës së Lezhës pasi po heton një çështje të falsifikimit të një vendimi divorci.

“Shqiptarja.com” mëson se vendimi ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e dosjes gjyqësore, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe divorcin. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj duke çuar çiftin në divorc.

Për këtë çështje janë arrestuar dy persona, Edmond Ndreu dhe Fran Ameri, ku njëri prej tyre sapo është kthyer nga Greqia dhe momentalisht të dy ndodhen në burg për akuzën e “falsifikimit të dokumentave gjyqësore”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?