Gjykata Lezhe

Gjykata e Lezhës rihap gjyqet penale, në 29 janar jepet pretenca për Fran Frrokun

16 Janar 2020, 22:05| Përditesimi: 16 Janar 2020, 22:08

  • Share

Një ditë pas publikimit të lajmit në “Shqiptarja.com”, për kolapsin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, kryetarja e kësaj gjykate, Ornela Naqellari, tregon se funksionimi pjesërisht i gjykatës, ka nisur qysh prej datës 7 janar 2020.

Kryegjyqtarja Naqellari, pranon se si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019 godina e Gjykatës së Lezhës është dëmtuar rëndë, dhe prej më shumë se 1 muaj, e gjithë organika njerëzore e kësaj gjykate, është zhvendosur në ambientet e prokurorisë së Lezhës. Gjyqtarja Naqellari, shtoi se pavarësisht kushteve jo të mira, të gjitha çështjet penale që prej datës 7 janar 2020, kanë rifilluar gjykimet. Seancat gjyqësore zhvillohen në sallën e mbledhjeve të prokurorisë së Lezhës, ndërkohë sipas gjyqtares Naqellari, të vetmet gjyqe që janë të pezulluara janë proceset me karakter civil.

Kjo pasi nuk ka ambiente për të zhvilluar këto gjyqe. Por gjyqtarja, shtoi se gjykata zhvillon procese civile vetëm për rastet e zgjidhjes së martesës dhe kërkesat për pension pleqërie. Më tej gjyqtarja sqaroi se edhe procesi ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj të proceduar së bashku me një grup zyrtarësh të tjerë për abuzime me pronat në “Rrana e Hedhun”, është riçelur dhe në datën 29 janar 2020, është parashikuar që të zhvillohet seanca gjyqësore, në ngarkim të pandehurve. Pritet që në këtë seancë do jetë prokuroria e Lezhës, ajo që do japi pretencën.

Komento

Komente

  • sapa: 17/01/2020 08:20

    Dhe pefundimi do jete:I PAFAJSHEM!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?