Enca dhe kanabisi që mbolli në ballkon

Mbolli kanabis në ballkon, Prokuroria e Tiranës ankimon vendimin e Gjykatës për Encën, kërkon të kthehet në burg

19 Shtator 2023, 12:35| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 12:52

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës, kërkon që këngëtarja Enca Haxhia të qëndrojë në qeli në masë 'arresti me burg', teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër. Këngëtarja qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e 'detyrimit për tu paraqitur'.

Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë. Ky pretendim pritet të faktohet edhe me analiza laboratorike, nëse është apo jo përdoruese.

Këngëtarja u arrestua më 14 shtator. Nëse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë për rrjedhojë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.

Kanabisi që Enca mbolli në ballkon

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/09/2023 02:57

    Dicka nuk shkon ne kete histori.Me tere ato para qe /fiton/ Enca nuk kishte nevoje te na lodhej duke i mbjelle e kujdesur per to,se dhe ato 5 rrenje jane pune e madhe dhe shume e rende per nje si Enca,mund te gjente sa te donte e t'a blinte te gatshme,bile mund t'ja sillnin cdo dite ne shtepi si picat!!

    Përgjigju
  • Roy: 19/09/2023 15:58

    Heren tjeter duhet te i vendosesh ne vazo me te medha.

    Përgjigju
  • E verteta: 19/09/2023 14:13

    Kur do arestojne kur te kthehet nga Dubai dhe te jete parashkruar denimi? Njejte si me Fjolla Morinen. Drejtesia funksionon vetem per te pamundurit. Ky eshte nje nga shkaqet qe shqiperia po boshatiset nga njerezit e ndershem dhe po mbi popullohet nga trafikante.

    Përgjigju
  • serxho: 19/09/2023 12:55

    Skandaloz eshte vendimi i gjykates,jane te paguar sepse ka plot njerez qe jane ne burg per nje cigare dhe kjo e droguar lihet e lire.

    Përgjigju
    • Lushka: 19/09/2023 13:59

      Drejtesia e re po me kalbesira te vjetra... thjeshr i ndryshojne etiketimin... uaaa te vesh duart ne koke... e mbjell edhe del po ato qe kan nga 5 vite brenda qe e kan mbjellur me qellim fitimin e kafshates...skadaloze vendimi i gjykates duhet pezulluar verejtje apo ku di un cfare permban kodi penal per keto vendime absurde...ano ne burg edhe pa asnje ndryshim si ato qe jan aty duke vuajtur si kjo bastarde e ndyre qe ka ber korrupsion me gjygjtarin e ceshtjes. Nuk behet asnjehere shqiperia jo thjesht ndryshon etiketim cdo gje praktike po njesoj...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?