Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të rusit Igor Kokunov! Avokati: Vendimi shkel të drejtat e njeriut, do ta ankimojmë

14 Nëntor 2023, 13:54| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 15:57

  • Share

Gjykata e Shkodres vendosi sot të miratojë kërkesën e Moskës për ekstradimin e shtetasit rus Igor Kokunov. Tashmë do te nisin procedurat e ekstradimit, duke refuzuar kështu kërkesën për azil politik në Shqipëri.

Igor Kokunov u arrestua në muajin gusht në doganën e Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska.

Avokati i tij, Isuf Shehu deklaroi se do të apelojë vendimin e Shkallës së Parë. Avokati prentedon se Kokunov nuk mund të ekstradohet pasi i rrezikohet jeta në Rusi.

“Në këto rrethana që jemi, kemi një vendim që cënon të gjitha të drejtat të parashtruara në kushtetutë. Ne do paraqesim një ankim për shkelje të drejtave të njeriut. Do paraqesim ankimin në gjykatën e Apelit në Tiranë”- u shpreh avokati.

Kokunov u arratis nga Rusia më 22 shkurt të vitit 2022, teksa ishte me masë “arrest shtëpie” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale në vendin e tij.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?