Arvit Bushati dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Gjykata e Shkodrës pezullon vendimin për Arvit Bushatin në krye të UKSH, u ankimua nga ish administratori

20 Korrik 2022, 11:36| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 11:54

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka pezulluar vendimin e Asamblesë së Ujësjellës – Kanalizime në Shkodër ku me firmë të Kryetarit të Bashkisë Bardh Spahia, u emërua administrator Arvit Bushati.

Vendimi u ankimua nga ish adminstratori, Mark Molla.

'1. Pranimin e kërkesës.

2. Sigurimin e padisë duke vendosur pezullimin e vendimit nr. 16, datè 18.07.2022

Vendimit r.17, datë 18.07.2022 të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Shkodër sh.a deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata, të vendimit që do zgjidhë çështjen civile të regjistruar mbi bazën e kërkesë padisë, që i është bashkëngjit këtij vendimi.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantè nè Gjykatën e Apelit Shkodër, brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Shkodër, sot më datë 19.07.2022. '- thuhet në vendimin e Gjykatës Shkodër.

Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.

Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martës nga Bushati i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qenë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrane: 23/07/2022 18:40

    Trupi i Shkodrës! Ky është ai që mbante molotovët kur kryetari i bashkisë Barlli sulmonte shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?