Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Politikë

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie

25 Shkurt, 12:12| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:51

  • Share

TIRANË- Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut kundër shtetit shqiptar, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2023. Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.

Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

"Arsyet që justifikonin mbajtjen në paraburgim nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk përmbushin standardet e nevojshme ligjore," tha Gjykata në vendimin e saj.

Lajmi u bë me dije nga vetë avokati, ndërsa është publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Strasburgut. Avokati Matlia shkruan se arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK dhe se u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv sesa respektimi i standardeve evropiane.

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllëin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Duke e konsideruar si një fitore te rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shume simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Tani do vijojë beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane qe e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorances qeverisëse”, njoftoi avokati.

Gjyqtarët theksuan se gjatë periudhës së paraburgimit, autoritetet nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të mbështesin dyshimet se Gëllçi mund të ndihmonte në fshehjen e provave ose të arratisej.

"Rastet e tilla kërkojnë që të ketë një vlerësim të hollësishëm dhe të arsyeshëm të rrethanave para se të merret një vendim për paraburgim," theksoi Gjykata.

Gjykata gjithashtu vlerësoi se autoritetet shqiptare nuk e morën parasysh mundësinë e masave më të lehta sigurie Pas shqyrtimit, Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të të drejtës së tij për liri, dhe urdhëroi shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 eurosh për dëmin jopasuror dhe 5,000 euro për shpenzimet ligjore.

Thoma Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 gusht 2022. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lajm ne perditesim...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ernesto Sela: 25/02/2025 14:46

    O Tosi shko vizitohu mor zotni se tani na doli dhe nē Straßburg qē Edi Rama e ka bler. Po a ke ti 1 pik llogjik ? Po Dumanit i ka hyp vetja nē qef mor zotni ēshtē bēr si Enver Hoxha nē kohēn e tij zot pērmbi Tok.

    Përgjigju
  • dori: 25/02/2025 13:50

    Të meren masa ekstreme ndaj atyre plerave në SPAK...

    Përgjigju
  • Tosi: 25/02/2025 13:22

    E kuptojme fabulen tani: edhe nese denohesh per korrupsion mund te rehabilitohesh per shtate pale qefe e madje hero nese je pjese e korit ramostanist. Si Thomai. Apo Veliaj. Apo kori i zhabave te UBT me te cilet zhabos Rama qysh pa gedhire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?