Francesco Becchetti

U ankua kundër Shqipërisë se nuk mori licencë dixhitale, Gjykata e Strasburgut rrëzon Francesco Becchettin

2 Qershor 2022, 13:01| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 13:19

  • Share

TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka rrëzuar kërkesën e Agon Channel kundër qeverisë shqiptare për 'shkeljen e të drejtës së saj për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të mos u diskriminuar'.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se kompania nuk i kishte shteruar të gjitha mjetet juridike vendase, pra se Agon Channel nuk kishte paraqitur asnjë ankesë para gjykatave kombëtare, duke vendosur kështu që aplikimi i tyre është i papranueshëm sipas kushteve të Konventës për të Drejtat e Njeriut.

Si një kanal televiziv vetëm me satelit, në vitin 2013 Agon kërkoi të merrte një licencë transmetimi dixhital mbarëkombëtar, gjë që mund ta bënte vetëm duke marrë pjesë në një konkurs të organizuar nga Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale (AMA). Megjithatë, AMA kishte ftuar për të marrë pjesë në konkurs vetëm operatorë privatë me licencë të mëparshme, ku Agon nuk i dispononte pasi ishte krijuar vetëm në vitin 2012.

Në vitin 2014, kompania paraqiti një ankesë në AMA duke argumentuar se “vendimi për ta lënë jashtë garës ishte arbitrar dhe i padrejtë”. Ndërsa ankesa e tij drejtuar AMA-s kaloi pa u marrë parasysh, Agon iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke argumentuar se “e drejta e saj për lirinë e shprehjes…dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar"…u shkelën sepse nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurën dhe sepse nuk mund të aplikonte për marrjen e licencës së transmetimit dixhital.”

Ajo gjithashtu paraqiti një aplikim të mëtejshëm në qershor 2016 pasi pasuritë e saj u sekuestruan nga qeveria shqiptare dhe aksionerët e saj u ndoqën penalisht. Gjykata, megjithatë, konstatoi se këto ankesa të fundit nuk ishin paraqitur siç duhet.

GJEDNJ-ja argumentoi se kompania mund t'i drejtohej Gjykatës Administrative Shqiptare duke qenë se kjo e fundit kishte pezulluar tashmë një herë konkursin e AMA-s dhe e detyroi atë të rishikonte rregulloren e saj. Lidhur me argumentet e Agonit se ajo nuk kishte besim se do të ishte e suksesshme përpara gjykatave shqiptare, GJEDNJ argumentoi se “ekzistenca e dyshimeve nuk është një arsye e vlefshme".

Kujtojmë që biznesmeni italian Francesco Becchettin është  dënuar me 17 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?