Florian Sulejmani, kreu i AMP-së

Kronikë

Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

26 Prill, 14:41| Përditesimi: 26 Prill, 14:44

  • Share

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendim për heqjen e masës së pezullimit nga detyra ndaj Florian Sulejmanit, kreut të AMP-së. Vendimi erdhi pas kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, i cili argumentoi se nuk ekzistonin më kushtet për të mbajtur në fuqi masën ndaluese.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.

Gjykata vendosi në favor të kërkesës por ka theksuar se hetimi ndaj të dyshuarit do të vijojë pa ndërprerje.

Prokuroria e Beratit njoftoi të mërkurën e16 prillit caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të Sulejmanit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?