Falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, Gjykata pezullon Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, rrezikon burgun! Prokuroria: Falsifikoi numrin e lojtarëve të federuar për të shtuar votat për veten

28 Shkurt 2022, 14:40| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 17:41

  • Share

Pas skandaleve të fundit dhe akuzave për manipulim të zgjedhjeve, Gjykata Penale e Tiranës ka pezulluar sot Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal dhe Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht. Kërkesën për masën e Pezullimit e ka bërë prokuroria e Tiranës. Duka akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet e deritanishme të prokurorit Artan Gjermëni ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet” sistem i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.

Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas satutit të FSHF dhe SHRFT për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e cdo shoqate apo klubi pjestarë. Konkretisht në bazë të nenit 28, pika 4 të statutit të SHRFT citohet se “......secili delegat ka të paktën 1 votë në asamblenë e përgjithshme. Për efekt përfaqësimi, çdo antari do ti atribuohet edhe nga një delegat për çdo 100 lojtarë të licensuar që marrin pjesë në garat rajonale të të gjitha nivelev. Vetëm delegatët e pranishëm kanë të drejtë vote. Votimi me prokurë ose me letër përfaqësimi nuk lejohet.....”. Duke qënë se numri i lojtarëve të federuar sipas sistemit “Comet” nuk korespondon me atë faktik në dosjet e klubeve lind dyshimi i arsyeshëm se mund të jenë shtuar/regjistruar fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve.

Gjykata bën me dije se janë pezulluar nga detyra edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhet me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.

“Vendimi:

1. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2. Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, thuhet në vebndimine  gjykatës.

Përmbaruesit kanë zbarkuar pak ditë më parë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të ndaluar asamblenë e 2 marsit, e cila me vendim të Gjykatës është e pezulluar. Asambleja e FSHF u pezullua nga Gjykata për shkak të hetimeve të nisura për manipulime me zgjedhjet, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në hetimin e plotë të çështjes.

Përmbaruesi Basha sh.p.k ka ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF. Gjykata pranoi kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit. Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundërshtimi I zbatimit të saj, sipas gjykatës përbën vepër penale, duke paralajmëruar drejtuesit e lartë të FSHF-së me ndjekje penale.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emin: 01/03/2022 03:20

    Kush spo vjedh ne albanistan e ben pershesh qe nga likja,saliu edi e duka I shijakut

    Përgjigju
  • Toscanini: 28/02/2022 22:17

    Ne shqiperi fallsifikimi dhe mashtrimet ne sport jan me se normale , ska sport sport ne shqiperi qe nuk ndryshohen rezultatet duke filluar qe nga mbretresha e sporteve atletika e duke mbaruar tek tjerat,zoti Ylli duhet te revizoje me pergjegjssi e regorizitet competicionet mbrenda vendit e duke vendosur gjyqtare te pakopromentuar ne menyre qe sportistet shqiptare te mos krijojne luhatje teper te medha kur garojne ne competicionet internacionale

    Përgjigju
  • Lavdoshi: 28/02/2022 20:26

    E hongri edhe Duka

    Përgjigju
  • Gripi: 28/02/2022 18:29

    E hengri Lali Eri edhe Duken e krimit, por te shpresojme mos ti bejne gjerat si me Agon Chanel dhe te na kepusin ndonje gjobe tjeter 100 milion euro. Duhet te kopsiten ligjerisht mire letrat qe mos ti japim mundesi zuzareve te apelojne. Duka duhej te ishte terhequr vete, por si i pangopur qe eshte nuk i mjafton pasuria dhe vjedhjet qe i beri FSHF.

    Përgjigju
    • Niku: 28/02/2022 22:00

      N.q.se do besh si ekspert ligjor, mire eshte te dish si funksionon ligji, kombetar dhe nderkombetar. Bechettit nuk i eshte paguar asnje qindarke. Tani qe doli dhe i fajshem, Shqiperia mund te beje rekurs ne gjykaten e arbitrazhit per shumen 110 milione qe vendosen ata. Duka nuk do kete mundesi apelimi, ashtu sic nuk kishte dhe Platini apo Blatter. Po u hoq, u hoq, ishalla merr zvarre te gjithe keta qe po i lepijne bythen tani, perfshire Bushin, Kokedhimen, e ndonje tjeter ne Federate apo President tjeter klubi.

  • Shijaku: 28/02/2022 17:59

    Duka i Krimit , klani droges Klani Zemunit.. kokrra e hajnit.

    Përgjigju
  • Dukaaa: 28/02/2022 17:48

    E mor DUKË lopa, copa pleres hajdut je, Por gjithsesi te rrofte Bently 300 mije euro Dhe pronat e miliardat.. Te qiu ne goje lali Eri! Edhe te Imagjinosh, qe ai eshte mesu tia fusin, Por ne fakt ty ta futi , tamam bole hekuri! Ishalla shkon dhe brenda iher ta provosh, Se ne fakt e meritoni burgun te gjithe nga i pari Tek i fundit.. moter q jeni te gjithe, Kush te vjedhe me shume kte popull.

    Përgjigju
  • Riku: 28/02/2022 17:24

    Wow meqe eshte situate lufte nuk e vret mendjen njeri... po te kerkoje dhe caktimin e kryetarit te ri prokuroria meqe ka marr përsipër tja beje dhurate lali erit

    Përgjigju
    • Pilo: 28/02/2022 19:21

      O Duka? Ti je ore?

  • Liri Brrisha sypeshkaqenja hajdute Salehut: 28/02/2022 17:20

    Vaj medet nje kerrme si ky harbut clidhje ka me futbollin

    Përgjigju
  • Afsj: 28/02/2022 17:11

    Plasi pastrimi i lekut nepermjet totofutbollit erjonisto edvinist tani. KM i ardhshem dhe njeherazi president si i republikes ashtu dhe FSHF do jete Erjon Veliaj. Midis Erjonit dhe Edit, erjoni ka me klas dhe ja fut edit sa here ti ngrefet. Edi Rama eshte pak loqe ne krahasim me erjon churven.

    Përgjigju
  • Argita hajdute nongrata: 28/02/2022 16:28

    Armando beje shqiponjen me duar si Likja Kryemadh Ulu dhe be gjunje Ste ka ngel gje tjeter ore dumbabist Nga vjen ti veç per gomare njiheni Por me mire nje gomar se ty!!!!

    Përgjigju
    • Niku: 28/02/2022 22:03

      Eshte ofeze per gomarin t'i krahasosh te dy. Ne te vetmen interviste te Dukes qe kam lexuar, dashur pa dashur e tregoi c'rrocke eshte. Dava analfabeti. Ishalla ja konfiskojne te gjitha, edhe pulat me gjithe veze.

    • Erzeni: 28/02/2022 17:44

      tani behet erijoi kryetar i fshfs

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?