Politikë

Gjykata e Tiranës pranon aktet e konventës të LSI-së, zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë

28 Shtator 2022, 09:20| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 12:09

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar aktet e konventës kombëtare të LSI-së. Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në strukturat drejtuese, duke njohur si kreun e grupit të punës kryetar ish-presidentin Ilir Meta dhe zëvendës kryetar Agim Neshon. Me ndryshimet statutore dhe pranimin në gjykatë, nga sot LSI është zyrtarisht Partisë së Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar.

Ndërkohë në Apelin e kryeqyteti ende nuk ka asnjë datë për kërkesën e PD zyrtare të Alibeaj për procesin e regjistrimit të PD (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Vendimi i Zhukrit është ankimuar në Apelin e Tiranës.

Më 25 korrik, vetëm një ditë pasi la postin e kreut të shtetit, Ilir Meta u rikthye sërish në jetën aktive politike, duke rimarrë drejtimin e partisë së tij LSI-së. Meta mbajti konventë kombëtare të LSI-së ku u vendo që partia të mbajë emrin Partia e Lirisë.

Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta. Partia e Lirisë do të drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

Dy ndryshimet statutore:
1. Ndryshimi i emrit të partisë, nga ‘Lëvizja Socialiste për Integrim’ në  ‘Partia e Lirisë’, ku bashkë me emrin, automatikisht ndryshojnë edhe inicialet e saj, simboli, flamuri dhe vula sipas pikës e) të nenit 11.7 të statutit të LSI ;

2. Ngritjen e Komitetit Organizator, i cili do të drejtojë kolegjialisht ‘Partinë e Lirisë’ deri në zgjedhjen e Kryetarit të saj, sipas parashikimeve të pikës f) të nenit 11.7 të statutit të LSI. Komiteti Organizator përbëhet nga 77 (shtatëdhjetë e shtatë) anëtarë. Kryetar i Komitetit Organizator u propozua z. Ilir Metaj dhe Zv. Kryetar z. Agim Nesho.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?