Sokol dhe Elson Marku

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove

30 Maj 2022, 11:05| Përditesimi: 30 Maj 2022, 11:32

  • Share

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milion eurove, të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku. Togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve. Vendimi u mor këtë të premte nga Gjykata. Në gjykatën penale të Tiranës u zhvillua seanca  paraprake nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim, por përveç rrëzimit të kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi edhe pushimin e hetimeve për këtë çështje, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro, të pasurive të familjes Marku.

Vëllezërit Marku u hetuan për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, ekzekutoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019. Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro. Në janar të këtij viti njëri prej vëllezërve, i cili edhe një prej protestuesve të banorëve të '5 Majit'Elson Marku,  kërcënoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë objekt i OFL-së, Marku u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid dhe t'ia hedhin në sy kryebashkiakut. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marku: 30/05/2022 15:51

    Hajde shtet hajde,cdo hetim bazohet nga disa fakte te dyshimta ose lidhje nga deshmitar,ca pune ben prokuaroria?Po gjykata ku u bazua?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?