Gjykata e Tiranës rikthen në SPAK dosje e falsifikimit të pronave të Kasharit. Sipas dhomës penale SPAK do duhet që këtë çështje që ka shpallur mos kompetencë ta hetojë të plotë. Më 13.6.2017 shtetasi Xhafer Dani ka kallëzuar se 8 ish funksionar të komunës Kashar mes tyre dhe ish përgjegjësi zyrës Kadastrale Kashar, ‘Bardhyl Kamberi’ i kanë vjedhur tokat.
Fillimisht kjo çështje është hetuar në ish-prokurorin e Krimeve te Rënda që e ka nisur për grup të strukturuar kriminal e më pas e ka pushuar akuzën duke ja kaluar Tiranës për falsifikim dokumentesh. Pak ditë më parë gjykata Tiranës ja ka kthyer SPAK duke i kërkuar të hetohet ky grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje pronash në Kashar me dokumente false.