Gjykata e Tiranës ka rrëzuar serish Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Armand Dukën për çështjen e zgjedhjeve të 2 marsit. Gjyqtari Flamur Kapllani ka pranuar kërkesën e Akademisë së Futbollit 'Albanët', duke i bërë 2 vendimet e Gjykatës për anulim të datës së zgjedhjeve dhe vendimeve të marra deri më tani nga Duka dhe organet e tjera të FSHF.
Me një vendim të datës 17 shkurt përmes vendim të gjyqtares Fida Osmani Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës, janë pezulluar të gjitha vendimet e marra deri më tani në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF.
Anulimi i zgjedhjeve për president vjen pak ditë pasi gjykata e Tiranës vendosi të mos njohë zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit të kryera nga federata, ndërsa më pas shpalli të ligjshme asamblenë e thirrur nga Erion Veliaj, ku kryetar u zgjodh Eduard Prodani. Nga ana tjetër FSHF thotë se nuk i njeh vendimet e gjykatës së Tiranës, duke këmbëngulur se zgjedhjet e 2 marsit për president, por edhe asambleja e shoqatës së Tiranës ku kryetar u zgjodh Krenar Alimehmeti janë të vlefshme.
Një tjetër vendim në disfavor të Armand Dukës është marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka dënuar me një gjobë prej 700 mijë lekësh. Në argumentin e tyre, togat e zeza thonë se FSHF me në krye Armand Dukën, kanë zvarritur hetimet, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani.
Deri më tani Armand Duka ka shpërfillur vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit. Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Duka ka zhvilluar dje aktivitet në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë. Kujtojmë se në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse kërkon të bëjë Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.
Vendimi i Gjykatës:
1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit datë 21.01 2022 të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, e planifikuar për të zhvilluar punimet në datë 02.03.2022 ora 10:00, deri në përfundim të gjykimit të themelit të çështjes.
2. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, në organizimin, mbikqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata në lidhje me objektin e kërkesëpadisë.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesëmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
fifa dhe uefa nuk i njohin fare gjykatat e shqiperise. nese procesi zhvillohet si duken gjasat qe te ndodhe, jane gjykatat e qeverise se futbollit qe bejne vleresim dhe certifikojne procesin. nese shteti shqiptar nepermjet gjykatave te korruptuara, politikes, policise apo ushtrise bllokon procesin, e prish apo e pengon eshte fifa e uefa qe sanksionojne vendin deri ne perjashtim. ndaj ta masin mire prapanicwn para se te bejne veprime te papergjegjshme ata qe se kan kapur dot kete ishull
PërgjigjuTi qënke një b***ë lëpirës i dukës ilexuar me kujdes disa herë komentet e tua mendimi im nuk është tjetër veçse një b***ë lëpirës. Duka jeton në Shqipëri dhe gjykatat e kti vendi duhet ti zbatoi vendimet se FSHF nuk është shtet më vete dhe jashtë ligjeve të këtij shteti. Dhe tjetra kur zgjedhjet bëhen a është gjykata shqiptare ajo që i çeftefikon. Apo është gjykata e Lozanës
po te kujtoj tebasin e spanjes qe ndoqi te njejtin vendim si duka dhe e di shume mir si perfundoi pastaj ai bashke me wefa dhe fifa co????
po mir mor ardi po ku po e shef ti qe nderhyn politika?kjo gje filloi kur ky hajduti vodhi votat ne tirane dhe veliaj si bashkpronar i klubit e akuzoi dhe gjykata vertetoi qe jane vjedhur votat.efekti domino pastaj dolen ne te gjitha rrethet kshu qe jan nul votomet e vjedhura.pse nuk ju pelqen juve kjo gje nuk na intereson...dhe per cdo gje ja hidhni me kete barcaleten qe nderhyn politika
sportistet spara shquhen per tru megjithate, per respekt po ta jap cop nje pergjigje sic e meriton. nese preket FSHF (fiksoje mire ti dhe ata qe te kan ven me shkrujt komente) do perfundojm me pa vetem futboll amator neper kalcetot e lagjeve, futboll profesionist ska me. FIFA dhe UEFA kjane superstrikt kur shteti nderhyn ne punet e tyre, dhe Duka te pelqen a ste pelqen ty eshte pune e tyre.
Nese DON ARMANDUA, nuk zbaton vendimet e Gjykatave te Shtetit te vet, e presin bryzylyqet Spanjolle. Me pas FIFA dhe UEFA, do shkojne ti çojne ndonje paket cigare te 7 dirtaret. Ose le te vej te bej zgjedhje ne ndonje Federate tjeter. Pyet nje njere pse i kerciten byrzylyqet ne dere FIFA-s dhe UEFA-s dhe i zbatuan vendimet e gjykatave ata?
Lajm i mire.
Përgjigju