Ish-deputeti socialist Alfred Peza dje në Gjykatën e Tiranës

1.1 miliardë lekë pasuri/ Zyrtare, Alfred Peza shpallet i pafajshëm pas akuzave për mosdeklarim

15 Shtator 2018, 19:12| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 20:23

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, tashmë sekretar për marëdhëniet me mediat në PS ka marrë pafajësi për akuzat e ngritura nga prokuroria e Tiranës. Vendimi i pafajësisë është dhënë ditën e premte nga gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni, i cili gjatë një prononcimi për Shqiptarja.com, konfirmoi se Alfred Peza ishte shpallur i pafajshëm.

“Po është e vërtetë që ka marrë pafajësi. Prokuroria shkriu tre akuzat e ngritura më parë në një akuzë të vetme, atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”, dhe pas një gjykimi të shkurtuar gjykata konkludoi me dhënien e pafajësisë”-tha gjyqtari Gjermeni. 

Prokuroria e Tiranës i zbut akuzat e ngritura më parë ndaj tij, duke mos u marrë aspak me veprat penale që lidhen me mënyrën se si i ka krijuar 1 milion dollarë. Më pas, gjyqtari Artan Gjermeni e shpall të pafajshëm sapo ai u zgjodh Sekretar për Median i Partisë Socialiste.

Peza u akuzua nga prokuroria se kishte krijuar në mënyrë të dyshimtë një pasuri në cash, prej 1.1 miliardë lekë, të cilat i kishte investuar duke blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

Alfred Peza është emëruar së fundmi si sekretar për Median në Partinë Socialiste, vendim ky që u mor në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie pak ditë më parë.

Komento

Komente

  • memento mori: 16/09/2018 06:19

    kisha i fije dyshimi se noshta do e denonin. Nese do denohej, kjo do ishte LAJM. Ligjet jane bere nga te pasurit qe t’i zbatojne te varfrit. Por do iu ndodhi si ne 45 qe u dogj i njomi me te thatin.

    Përgjigju
  • LKHGFD: 16/09/2018 03:11

    KY hundcjerre PASKA KAQ mjeshteri te prodhoje kaq SHUME euro.PO e ka GRUAN te bukur fillimi I biznesit nuk eshte I veshtire.

    Përgjigju
  • 007: 15/09/2018 22:35

    Se çfer prisni te denohet . Jo more populli e keni par ndoje hajdut nga 140 qe kemi me liçencė tė dėnohet jo .

    Përgjigju
  • Kreshniku: 15/09/2018 21:50

    Brravo,prandaj e mbroka ramen ky neper studiot e opinionit se i mbroka by.... per gjith kto leke qe ka vjedh

    Përgjigju
  • Riflo: 15/09/2018 21:28

    Po normal, do denohen fukarejt qe skan pagujt dritat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?