TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin e PD lidhur me ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut. Shkak për shtyrjen e kësaj seance të parashikuar për sot është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Lushnjes.
Seanca e radhës do të jetë me 18 mars, në orën 14:00.
“Në lidhje me kërkesën e gjykuar sot datë. 15.02.2022 ora 13:30, pranë gjyqtare z. Blerina Muça, u vendos: Shtyrja e seancës me datë 18.03.2022 ora 14:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë dërguar 2 kërkesa për të regjistruar ndryshimet në statutin e PD-së, një nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe tjetra ndryshimet e bëra nga Lulzim Basha në Kuvendin e 17 korrikut. Ndërkohë, Basha nuk ka dëgjuar në gjykatë ndryshimet e bëra në Kuvendin e 18 dhjetorit, 1 javë pas Kuvendit të Berishës. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.
Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të Komisionit te Rithemelimit. Kjo sepse gjyqtari i caktuar nga goglat, Agron Zhukri u tërhoq nga çështja por kjo nuk u pranua nga Gjykata e Tiranës. Ai u dorëhoq pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.