Agim Kajmaku

Gjykata e Tiranës shpall moskompetencë: Mandatin e kryebashkiakut të Vorës ta shqyrtojë Administrativja

17 Korrik 2019, 15:15| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 15:56

  • Share

TIRANE  - Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një vendim të 15 korrikut 2019 me firmë tt gjyqtares Ariana Gunbardhi, thuhet se Gjykata e Tiranës, do ja kalojë kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative.

Gjykata vendori "shpalljen e moskompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes me kërkues Agim Kajmakun dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë", thuhet në vendim.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës

Por ndryshe nga Gjykata e Durrësit që teksa refuzoi t'i njohë mandatin kryebashkiakes Valbona Sako përdori argument regjistrimin jashtë afateve ligjore të Bindjes Demokratike në KQZ, Gjykata e Tiranës nuk ka marrë fare vendim për t'i dhënë apo jo vërtetësinë e mandatit Agim kajmakut, por thjesht ka shpallur moskompetencë.

Nuk dihen ende argumentet e këtij vendimi, në një bashki, që ndryshe nga ajo e Durrësit, Agim Kajmaku nuk kishte kandidatë përballë, siç ishte Valbona Sakollari i Bindjes në qytetin bregdetar të Durrësit

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?