Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ka vendosur pro vendimit që vaksinimet e detyrueshme të konsiderohen të ligjshme, sa kohë që një vendim i tillë i shërben shoqërisë si të tërë.
Vendimi në favor të vaksinimeve të detyrueshme mund të krijojë një precedent për luftën kundër COVID-19. Megjithëse vendimi nuk u mor për vaksinat kundër COVID-19, ekspertët besojnë se mund të ketë implikime në vaksinimet kundër virusit, veçanërisht midis atyre që kanë deklaruar deri më tani refuzim të vaksinimit.
Ky gjykim "përforcon mundësinë e një vaksinimi të detyrueshëm në kushtet e epidemisë aktuale COVID-19", tha për agjencinë e lajmeve AFP Nicolas Hervieu
Vendimi erdhi pas ngritjes së një ankese nga familjet Çeke në lidhje me vaksinimet e detyrueshme për fëmijët.
"Masat mund të konsiderohen si të" nevojshme në një shoqëri demokratike " thuhej në vendimin e gjykatës.
Gjykata vendosi që politika shëndetësore Çeke nuk ishte në shkelje të Nenit 8 mbi të drejtën për të respektuar jetën në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në bazë të ligjit Çek, fëmijët duhet të vaksinohen kundër nëntë sëmundjeve duke përfshirë difterinë, tetanozin, kollën e mirë, hepatitin B dhe fruthin.
Çështja u soll në gjykatë nga familjet që ishin gjobitur ose fëmijëve të të cilave u ishte refuzuar hyrja në një çerdhe për mosrespektimin e vaksinimit.