Foto ilustruese

Gjykata Federale Zvicerane lë në fuqi vendimin e CAS-it/ Skënderbeu 10 vite jashtë Kupave të Europës

12 Gusht 2020, 20:33| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 20:38

  • Share

TIRANË- Gjykata Federale Zviceriane hedh poshtë rekursin e Skënderbeut ndaj vendimit te CAS për pezullimin me 10 vjet nga Kupat e Europës për manipulim ndeshjesh.

Vendimi që pritej prej ditësh i është komunikuar sot klubit korçar i cili njofton se vendimi është marrë me një shumicë të thjeshtë votash 3 me 2 pavarësisht provave të pakundërshtueshme që paraqiti Skënderbeu.

Gjykata Federale Zviceriane la në fuqi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që e pezulloi Skënderbeun me 10 vjet nga Kupat e Europës dhe e gjobiti me 1 mln euro për manipulim ndeshjesh.

Në njoftimin e bërë nga klubi korçar në rrjetet sociale thuhet se nuk pajtohen me këtë vendim dhe se do të shkojnë për aknimim deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Klubi Skënderbeu thotë se pavarësisht pasojave të rënda që ka ky vendim i Gjykatës Federale ekipi nuk do dorëzohet dhe do punojë për të arritur suksese të tjera sportive.

"Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019. Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it. Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit. Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vazhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqiptar. Puna vazhdon", shkruan Skënderbeu./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona fanatics: 14/08/2020 00:03

    Denim duhet te marre edhe kryehajduti i FSHF Armando Duka qe i trajton skuadrat ca te nenes e ca te njerkes. Cfare bene Bylisi Kamza Shkumbini dhe Terbuni qe me nje te rene te lapsit i zbriti ne kategorite inferiore kurse Skenderbeu qe nxiu jo vetem emrin qe ka por tere futbollin shquptar duke e mbajtur ne Superlige? Te isha une ne vend te Dukes kete ekip do ta zbrisja ne kategorine e trete dhe atje ta fillonte kampionatin me -12 pike .

    Përgjigju
  • mond: 13/08/2020 23:31

    kuptojeni njehere e mire se Skenderbeu qe eleminoi Dinamon e Zagrebit ishte vlere kombetare e sportit shqiptar, ishte nivel europian ne cdo drejtim ai ekip, UEFA nqs nuk do baste ti heqe bastet nga futbolli,gjeten nje ekip shqiptar per ta denuar me vdekje, sepse po hynte cdo vit ne grupet Europa legue, reklame e Shqiperise, lojtare te shitur me shifra te majme,te ardhura nga pjesmarrjet ne grupe dhe rjedhimisht ngritje e nivelit te futbollit dhe kampionatit tone sepse duhej te rivalizonin Skenderbeun, te shohim sivjet sa larg do shkojne ekipet tona ne Europe, dhe perseri do duket se sa i rende eshte ai denim.(ata qe e shkruan ju thafte dora dhe mos befshin kurre prokopi)

    Përgjigju
  • Ultras Guerrils: 13/08/2020 00:19

    Tani problemin tuaj tjua zgjidhi z. Bode dhe z. Takaj me bastet qe ata kane vene.

    Përgjigju
    • Cepi lapraksve: 13/08/2020 14:25

      Keta edhe ankohen per padrejtesi.po harrojn qe me u hap arkiva e vitit kur i mori bode u bejn gropen.maj men qe te eurolloto ne ato vite skenderbeun mund ta luaje vetem me 2 ndeshje te tjera shoqeruese se tek se pranonin.nejse ngushellime ulkonjave dhe te mos merziten se te oakten spo i zbresin ne kat te 3 sic ja ben vardarit ne maqedoni per te njejten gje

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?