Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë FSHF-së, duke pezulluar dy asambletë e jashtëzakonshme të thirrura nga KOKSH në muajin dhjetor. Kjo për shkak se ato janë thirrrur nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH-it dhe jo nga presidenti i cili ka të drejtën sipas stastutit.
Ndërkohë edhe vetë presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani në një intervistë për Report Tv pati deklaruar se ajo që ka bërë Komiteti Ezekutiv nuk është e ligjshme. Sakaq Bezhani kishte kërkuar edhe ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Nga ky moment KOKSH duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve KOKSH është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.
Çështjen për anulimin e Asambleve të Jashtzakonshme e kishte çuar në gjykatë FSHF-ja me iniciativë të presidentit Duka. Në letrën që Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.