Donald Trump

Gjykata hedh poshtë padinë e Donald Trump kundër CNN-it

30 Korrik 2023, 14:52| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 14:53

  • Share

Një gjykatës federal në SHBA rrëzoi padinë e ish-Presidentit Donald Trump kundër rrjetit televiziv CNN. Trump sulmoi CNN për përdorimin e shprehjes “Gënjeshtra e madhe” që I referohej pretendimeve të tij se Joe Biden vodhi fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në padinë e ngritur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë pretendon se rrjeti televiziv po përpiqej të njolloste imazhin e tij duke e krahasuar me Adolf Hitlerin.

Gjykatësi Raag Singhal, i cili u emërua në detyrë nga vetë Trump, hodhi poshtë padinë, duke theksuar se deklaratat e CNN nuk ishin shpifëse sepse shprehnin këndvështrimin e rrjetit televiziv. Kjo është një nga shumë paditë që Trump ka ngritur kundër mediave, përfshirë CNN, The Neë York Times dhe The ëashington Post, pasi nuk ishte dakord me pasqyrimin që ato I kanë bërë presidencës së tij, por edhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?