Kronikë

Gjyqtari hoqi bllokimin për produktet e skaduara, Braçe: A do i hanin fëmijët tuaj këto produkte?

1 Gusht 2019, 13:26| Përditesimi: 1 Gusht 2019, 13:30

  • Share

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës për të hequr masën e bllokimit që kishte vendosur AKU-ja për një biznes në Sarandë që kishte ushqime të skaduara.

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Zoti gjykates,

a i ha ti keto fileto pule?

zoti permbarues,

i ha ti keto fruta deti?

po femijeve tuaj,

a ua jepni per ti ngrene?

nese jo,

Pse duhet ti hane femijet e njerezve te zakonshem te ketij vendi?

Ne date 25 korrik,

AKU VLORE, ka bllokuar ne Sarande ne dyqanin e punishten e mishit te shtetasit Arben Haki Mehmeti keto produkte:

1. Fileto pule 1560 kg me date skadance 27. 03. 2019;

2. Mix fruta deti 640 kg me date skadence 20. 10. 2018;

3. Fileto pangasio 1120 kg me date skadence 10. 11. 2018;

4. Pite elviart 1500 cope me date skadence 8. 03. 2019;

5. Patate brasili 100 kg me date skandence 30. 09. 2015;

6. Fileto pule 564 kg me date skadence 2. 01. 2019;

7. Fileto pule Pechugan 720 kg me date skadence 18. 11. 2018;

8. Kofshe derri Seara 540 kg ma date skadence 20. 07. 2019;

9. Shpatull deri 100 kg e paambalazhuar e pa etiketuar, dhjam deri po ashtu 500 kg etj etj gati 7 tone produkte te tilla!

AKU ka bllokuar te gjitha keto produkte, dyqanin dhe punishten e sallamit!

Me date 31 korrik, gjykatesi Elidon Papazisi ka hequr masen e bllokimit dhe permbaruesi Asaf Troka, pa njoftuar zyrtarisht AKU-ne ka qene ne punishte dhe ka hequr te gjitha vulat e bllokimit!

A keni turp gjykates e permbarues bashke?! Thoni ne vendim duke e justifikuar ate se po mbroni interesin publik;

Jeni cmendur apo cfare?

Cili eshte interesi publik,

te hash pula te skaduara?

Apo te hash sallam prej tyre?

AKU dje ka riinspektuar dhe ka bllokuar serish cdo gje!

Nderkohe i kam kerkuar AKU te njoftoje cdo institucion qe merret me veprimtarine e gjykatesve, perfshire KLGj e ONM.

Po ashtu i kam kerkuar AKU te vleresoje procedurat e ndjekura nga permbaruesi e nese sheh veper penale ta kallezoje.

Boll me!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?