Superliga Evropiane

Gjykata i hapi rrugën Superligës, tre gjigantët e Europës kundër idesë së kompeticionit

21 Dhjetor 2023, 15:42
  • Share

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot se UEFA dhe FIFA nuk mund të monopolizojnë futbollin dhe kështu ideja e një lige të re e quajtur "Superliga" mund të marrë jetë.

Dy vite më parë, klube si Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi hodhën idenë e një lige me ekipet më të forta, duke sjellë një garë më interesante për tifozët; gjë që nuk u pranua nga UEFA dhe kjo e fundit nisi masat ndëshkuese për klubet "rebele". Megjithë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, jo të gjithë "big-ët" e Evropës janë pro idesë.

Klube si Manchester United, Bayer Munich dhe Atletico Madrid kanë reaguar sot dhe tregojnë se janë kundër idesë për një tjetër kompeticion jashtë UEFA-s apo FIFA-s.

Jan Christian Dreesen, drejtor i Bayernit dhe zëvendëskryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane foli kundër idesë së Superligës.

"Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e FC Bayern dhe ECA se një garë e tillë do të ishte një sulm ndaj rëndësisë së ligave kombëtare dhe strukturës së futbollit evropian. Bundesliga është themeli i FC Bayern, ashtu si të gjitha ligat kombëtare janë themeli i klubeve të tjera evropiane të futbollit. Prandaj është detyra jonë dhe bindja jonë e thellë t’i forcojmë, jo t’i dobësojmë. Ne jemi të përkushtuar edhe në garat evropiane të klubeve nën ombrellën e UEFA-s. Kështu që më lejoni ta bëj shumë të qartë edhe një herë se dera e Superligës mbetet e mbyllur në FC Bayern”, ka thënë Dreesen.

Edhe Man. United e Atletico Madrid kanë reaguar kundër idesë.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në garat e UEFA-s dhe bashkëpunimit pozitiv me UEFA-n, Ligën Premier dhe klubet e tjera përmes ECA-s për zhvillimin e vazhdueshëm të lojës evropiane”, thuhet në komunikatën e Unitedit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?