Gjykata Administrative e Tiranës ka legjitimuar vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të prishur ndërtimin pa leje të realizuar nga Kryertarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja.
Në vendimin e saj, gjykata ka konfirmuar se Adriana Kalaja ka ndërtuar pa leje shtesën në pallat dhe se ky objekt do të duhet të prishet.
Pak ditë më parë, Kalaja u kap në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit duke ndërtuar pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit.
Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.
Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore. Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.
O popull leshi pērsheshi ça do ti prap anarshi si me Sali Bajgēn tok e xanme. O zot ça mban korja e tokēs çfar DEBILI thot hakmarje. Hajde provoje nē Amerik e nē Evrop njē gjē mē tē vogēl bēje pa leje e shikon çfar tē bējn o popull leshi pērsheshi tok e xanme. O e shkreta Shqipri me njerēz tē till analfabet.
Përgjigjuej...o shege o mollee ca dreqin je ti nga nona jote ke ardhe ne Tirane, le nam o gjyqtar legen. s'kam asnje simpati per kete grua, perkundrazi eshte e cartur komplet, por te besh kete budallek...ju qofshi!! Duket hapur qe eshte hakmarrje...
Përgjigju