Gjykata e Katanias ka ndryshuar masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie Moisi Habilajn.Vendimi është dhënë para dy ditësh me argumentin se nuk ka rrezik për t'u larguar apo prishjen e provave.
Një vit më parë Moisi Habilaj u dënua me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.
Por avokatët e Moisi Habilajt e apeluan vendimin dhe dosja është duke u shqyrtuar në shkallën e dytë në vendin fqinj.
Në pritje të vendimit të formës së prerë, gjatë kohës që procesi po zhvillohet në shkallën e dytë, avokatët e Moisi Habilajt kërkuan ndryshimin e masës për ta liruar nga qelia dhe procesi i gjykimit të vijonte me vlonjatin që të qëndronte në arrest shtëpie.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve dhe Habilaj tashmë do të qëndrojë i kyçur në shtëpinë e një të afërmi të tij në Itali. Moisi Habilaj është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin po zhvillohet një proces në Shqipëri.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezulton asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Moisi Habilaj.
Jan te korruptuar keta do thote opozita italiane
Përgjigju