Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përkohësisht ka pezulluar vendimin e presidentit Hashim Thaçit, pas pak minutash ka reaguar vetë ai.
Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se do ta respektojë këtë vendim nga ana e tyre.
Ai ka shtuar se Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.
"Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës", ka shkruar ai.
Lajmi kryesor: