Byroja është një prej organeve drejtuese të ACCF, e cila përbëhet nga 10 anëtarë me të drejta të plota dhe rinovohet periodikisht për një periudhë tre vjeçare.
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga gjyqtar Sandër Beci, mori pjesë në Kongresin e 10-të të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone (ACCF) me temë:
“Interpretimi dhe rishikimi i Kushtetutës: Cili është roli i gjyqtarit kushtetues?”, i cili i zhvilloi punimet në Bukuresht, Rumani, në datat 6 – 8 maj 2025.
Shoqata e Gjykatave Kushtetuese Frankofone ka rreth 50 gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente anëtare nga Afrika, Amerika, Azia dhe Evropa. Kongresi i ACCF-së mblodhi së bashku Kryetarë dhe gjyqtarë nga 35 gjykata kushtetuese frankofone nga mbarë bota, si edhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), Komisionit të Venecias, Konferencës së Juridiksioneve Kushtetuese Afrikane dhe Konferencës Ibero-Amerikane të Drejtësisë Kushtetuese (CIJC), të cilët ndanë përvojat respektive lidhur me kriteret e interpretimit të jurisprudencës kushtetuese, metodat dhe instrumentet e interpretimit evolutiv të kushtetutës, si dhe kompetencat e gjyqtarit kushtetues lidhur me rishikimin e kushtetutës.
Një tjetër moment shumë i rëndësishëm ishte edhe miratimi nga Asambleja e Përgjithshme i kërkesës tashmë disa vjeçare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të qenë anëtare me të drejta të plota në ACCF, çka përbën një arritje që pasqyron edhe angazhimin e shtuar të Shipërisë në forumet ndërkombëtare të drejtësisë kushtetuese dhe kontributin e saj aktiv në konsolidimin e vlerave demokratike në hapësirën frankofone.
Komente
