Plarent Ndreca

Politikë

Kushtetuesja rrëzoi praktikën e SPAK për sekuestrimin e celularit pa vendim gjykate, Ndreca: Institucionet e drejtësisë flinin, ndërsa Kushtetuta shkelej

30 Korrik, 18:56| Përditesimi: 30 Korrik, 22:34

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë praktikën e SPAK, që sekuestronte celularët pa vendim gjykate, si dhe konfirmoi shkeljen e të drejtave themelore përmes leximit të paautorizuar të korrespondencës (komunikimeve) elektronike private.

Në një reagim, Ndreca shprehet se, ndonëse si anëtar i Komisionit të Ligjeve, e kishte ngritur më herët këtë shkelje kushtetuese, institucionet e drejtësisë kishin heshtur dhe nuk e kishin marrë në konsideratë, duke fjetur gjumë.

"Një vit e gjysmë më parë, në Komisionin e Ligjeve dhe më pas me shkresa zyrtare, kam ngritur institucionalisht dhe publikisht këtë shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese (leximi i paautorizuar i korespondencës elektronike private). E kam çuar në çdo institucion që ka për detyrë të mbrojë rendin kushtetues dhe të drejtat e njeriut

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) kishte detyrimin të reagonte.

Zgjodhi heshtjen.

Askush nuk u ndje.

Askush nuk veproi.

Sot, më në fund, Gjykata Kushtetuese e konfirmoi këtë shkelje.

Po tani?

Çfarë do bëni, zyrtarë të drejtësisë, që nuk lëvizët as kur një deputet dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve ju vuri në dijeni të kësaj shkeljeje?

Do vazhdoni të flini gjumë mbi detyrën tuaj me paga të majme, ndërsa Kushtetuta shkelet dhe të drejtat themelore nëpërkëmben?

Apo do veproni, siç ju detyron ligji, për të mbrojtur rendin kushtetues?

Sepse nëse as pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nuk reagoni, atëherë nuk kemi më institucione të drejtësisë, por ca pengmarrës të saj." - shkruan Ndreca.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lulimiri: 30/07/2025 20:45

    Do vazhdojme deri sa te kapim ghithe vjedhjet qe ke bere ti. Formosur, SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?