Telefoni nuk është një send, por është korrespodencë. Korrespodenca është një e dhënë personale që mbrohet nga Kushtetuta. Ndaj askush nuk mund të hapë apo marrë materiale nga një aparat celular, pa lejen e gjykatës, qoftë ky edhe prokurori.
Këtë vendim mori këtë të martë Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi veprimet e SPAK, ndaj Oneida Ymerit, një qytetareje që prokuroria e posaçme i mori telefonin arbitrarisht në kuadër të hetimeve për Arben Ahmetajn.
Gjykata urdhëron SPAK të fshijë të gjitha korrespodencat që ka marrë nga zonja Ymeri, të cilat nuk kanë lidhje me hetimin.
Në praktikat e deritanishme, oficerët e SPAK apo edhe prokurorët e zakonshëm, sekuestronin celularët e personave nën hetim ose jo, dhe i hapnin e i kontrollonin të gjitha të dhënat, pa asnjë kufizim.
Kjo nuk do të ndodhë më, sipas Gjykatës Kushtetuese.
Edhe kur oficerët apo prokurorët në kushte flagrance apo urgjence sekuestrojnë një aparat celular, nuk duhet ta hapin atë, por duhet ta vulosin dhe të shkojnë përpara gjykatës.
Kushtetuesja urdhëron që në një seancë gjyqësore, përpara togave të zeza duhet të jetë pronari i telefonit me avokat dhe prokurori. Prokurorit nuk mund t’i jepet leje thotë Kushtetuesja të kërkojë dhe marrë gjithçka.
Ai duhet t’i kërkojë gjykatës segmente të caktuara në celular dhe të argumentojë pse i nevojiten për hetimin.
Psh, hetuesit mund të kërkojnë: dua bisedat në aplikacionin ëhatsapp mes personit A dhe personit B.
Sipas Gjykatës Kushteteuse, prokurori dhe gjykata nuk mund të lejojnë akses të gjerë në telefonin e individit.
Kjo sipas Kushtetueses, e cila mori një vendim unanim, bëhet për të mbrojtur privatësinë, të dhënat personale të individit, që nuk lidhen me hetimin.
Nga ky vendim i Kushtetueses nuk përfitojnë ata që janë gjykuar tashmë, por ai vlen për këdo që është në hetim apo gjykim e sipër.
Komente

Antaret e gjykates kushtetuese jane gjyqtar gjyqesh imituese nuk kane qene kurre ne jete gjyqtar nuk kane asnje niocion juridik kane punar ne ojf ojq pa asnje produkt real juridik. per antaret e gjk nuk eshte sekuestrim por kqyrje hapini kodet nje here ne jete tuaj gjyqtar trajnimesh.
PërgjigjuLexoje mire dhe njehere argumentimin e GJK… pastaj rifillo lexo dhe nocionet juridike se disa nga ju duhen riderguar ne shkolle ne vit te pare, njelloj si atyre qe u hiqet patenta e u thuhet shko dhe nje here ne kurs nga e para, sepse jeni kontaminuar ne nje gjiriz praktikatsh juridike te kohes se rrumpalles.
Noramle , kushtetusja thot lajmeroni qe do ju marrim celularin se kush eshte ai budall qe se hedh se fsheh hajde merre vesh
PërgjigjuCel esht personal.ka ligje e konventa QE mbrojn Privatesine .na vjen mir apo keq esht pun tjeter.se del pastaj Si puna cel te inis gjonit QE ja sekuestruan ene I nxoren filmimet e Saj intime.e Si perfundim shteti pagoi 200 MIJ Euro plus shpenzimet gjyqi e shpenzimet e avokateve te inisit.prandaj kan lek Boll spak e BKH te pergjojn Tel apo CE deshe