Gjykata Kushtetuese kërkon më shumë para, Alibeaj: ‘Mëshirë financiare’’ nga institucioni që duhet të kontrollojë ekzekutivin

1 Nëntor 2022, 11:09| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 12:03

  • Share

 

"Mëshirë financiare" i ka konsideruar Alibeaj kërkesat e bëra nga Gjykata Kushtetuese kundrejt qeverisë sa i takon fondit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe vendparkimit të automjeteve të zyrtarëve.

Ai tha se nuk ishte normale që Gjykata Kushtetuese që duhet të jetë institucioni që kontrollon qeverinë, t'i kërkonte para.  Më tej shtoi se sipas ligjit të miratuar para 6 vitesh, Gjykata Kushtetuese administronte në mnyrë të pavarur buxhetin e saj.

"Vjen gjykata kushtetuese dhe lyp para dhe ne bëjmë teatër këtu dhe japim para për qeranë e makinave apo ndonjë investim. Në ligjin e miratuar para 5-6 vitesh thuhet qartë që Gjykata Kushtetuese administron në mënyrë të pavarur buxhetin e saj, i cili hartohet prej saj dhe i paraqitet Qeverisë. Kjo është një shkelje që ndodh sistematikisht në kuvend. Institucionet e pavarura nuk duhet të lypin lekë të qeveria, sepse kontrollojnë qeverinë. Nuk është normale që Gjykata Kushtetuese të jetë përkrah qeverisë dhe ti kërkojë mëshirë financiare. Gjykata Kushtetuese duhet ta ngrejë me forcë këtë, sepse nuk ka mënyrë tjetër"- u shpreh Alibeaj gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet Ligjore.


Lajmi kryesor:

Sulmet kibernetike shqetësojnë Gjykatën Kushtetuese, kërkesa qeverisë për buxhetin 2023: Kemi një projekt për më shumë mbrojtje


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?