Gjykata Kushtetuese la në fuqi VKM për ndërtimet pa leje. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thitë se nuk është surprizë dhe se Kushtetuesja shantazhohet nga Rama dhe oligarkët.
“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët.”- shkruan Gazment Bardhi.
Lajmi kryesor:
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesën e PD! Pronarët kanë të drejtën e parablerjes! Bardhi: Asnjë surprizë, i shantazhoi Rama
G.MO/ReportTv.al