Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi çmimet e reja të referencës për tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë.
Përmes një vendimi unanim, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për të pezulluar referencat e reja, me argumentin se paditësit nuk kanë vërtetuar efektet negative të referencave.
“Gjykata vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës për pezullim pasi nuk u vërtetuan pasojat e pariparueshme që sjellë kjo VKM”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Shoqata e Ndërtuesve ka pretenduar se çmimet e reja të referencës për pronat në Tiranë, ju kanë shtuar kostot, dhe ulur fitimin. Ndërsa qeveria pohon se referencat pasqyrojnë realitetin në tregun e ndërtimit, pasi ka pasur abuzime.
Ndërtuesit kanë deklaruar në Gjykatë se Vendimi i 2023-shit për referencat nuk është ligjor, pasi ka fuqi prapavepruese, ju rrit taksat, u ul fitimet dhe cenon sigurinë ligjore. Po ashtu ndërtuesit paralajmëruan në Gjykatë në seancën e parë të 13 shtatorit 2024 se kostot për rritjen e referencave do t’i përcjellin tek qytetarët.
Por qerveria u përgjigj në atë seancë duke thënë se kostot e ndërtimit për metër katrorë janë shumë herë më të ulta, se çmimi me të cilin shiten pronat në vend.
Më tej përfaqësuesit e qeverisë patën sqaruar se ndërtuesit rrisin artificialisht çmimet, pasi i mbajnë të pashitura me qëllim, ka informalitet dhe se abuzojnë me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes,.
Vendimi i vitit 2023 rriti çmimet e referencës për pronat në Tiranë, deri në 60%, në varësi të zonës kadastrale.