Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon Presidentin Ilir Meta, vetëm Altin Binaj votoi pro! 6 anëtarët e tjerë: Nuk ka pasur shkelje të rënda të Kushtetutës

16 Shkurt 2022, 23:14| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 13:19

  • Share

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur mbrëmjen e të mërkurës që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Kështu vendosën 6 anëtarë të ‘Kushtetueses’ të cilët votuan kundër shkarkimit dhe vetëm një anëtar votoi pro, vetëm Altin Binaj. 

Një nga shkeljet e paraqitur nga Kuvendi për Ilir Metën ishte neni 86 i Kushtetutës që thotë se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit” dhe neni 88 “Për betimin e Presidentit”, ku sipas Gjykatës Kushtetuese “faktet e paraqitura si shkelje në këto dy nene nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu u shpreh se “nuk shikon shkelje të rënda të Kushtetutës edhe në nenin 89" që parashikon se “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”. Parlamenti në vendimin e shkarkimit të Metës paraqiti faktet si shkelje të këtij neni deklaratat e Presidentit të bëra gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021, ku Meta kërcënonte “me mprehje sfurqesh e prerje dore kush prek votën” si dhe përcjelljen e mesazheve përçarëse duke mbështetur opozitën e sulmuar mazhorancën.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese shprehet se "Kuvendi respektoi në përgjithësi procedurat Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit".

Në argumentin e saj gjykata Kushtetuese shkruan se fakte e paraqitura nga kuvendi per shkeljet qe Ilir Meta ka kryer në rolin e tij si President që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë, me procesin zgjedhor të 25 prillit dhe se ka shkelur rendin dhe sigurinë publike, nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

'Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës", shkruan gjykata.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të vendoste shkarkimin, Ilir Meta do të bëhej kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Më 9 qershor 2021 Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor ParlamentarNë seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë dhe vetëm 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që u ngrit për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkoi shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Ndërkaq Meta ndonëse është thirrur nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të komisionit. Meta është zgjedhur President më 28 prill 2017 me 87 vota, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën e drejtonte vetë Meta.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 vendimin nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

Ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me parashikimet e neneve 90 dhe 131, pika 1, shkronja “dh” të Kushtetutës dhe brenda kufijve të shqyrtimit të saj hyjnë si verifikimi i procedurave të ndjekura nga Kuvendi, ashtu edhe përcaktimi i shkeljes së rëndë, si dhe provueshmëria e fakteve përkatëse.

Kuvendi ka legjitimitet për të qenë palë në këtë proces. Legjislatura X e Kuvendit, bazuar në parimin e vazhdimësisë institucionale, ka legjitimitet për të përfaqësuar Legjislaturën IX të tij.

Po ashtu, Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, në vlerësim të momentit të konstituimit të Kuvendit, zëvendësimit të deputetëve, numrit të përgjithshëm të deputetëve, mungesës së vendimeve të organeve kompetente për të deklaruar parregullsinë apo pavlefshmërinë e zëvendësimit të mandateve dhe mundësisë së kësaj Legjislature për të arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tërësisë së ligjeve dhe vendimeve të miratuara.

Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure.

Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:

1. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

2. Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:

 - Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

 - Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

 - Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

 - Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

3. Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe nenin 63, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar,

VENDOSI:

- Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Ora 11:20
Dalin votat, ja gjyqtari i Kushtetueses që votoi pro shkarkimit të Metës

1644227958_gjykatakushtetueseilirmeta770x434.jpg

Është publikuar mënyra se si votuan gjyqtarët e Kushtetueses për shkarkimin e Metës.

Votimi i gjyqtarëve

1- Vitore Tusha kundër shkarkimit

2- Elsa Toska kundër shkarkimit

3-Marsida Xhaferllari kundër shkarkimit

4- Fiona Papajorgji kundër shkarkimit

5- Përparim Kalo, kundër shkarkimit

6- Sonila Bejtja kundër shkarkimit

7- Altin Binaj Pro shkarkimit

Ora 09:08
Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Metën si President, mësohet si votuan anëtarët

Report Tv mëson se si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. 6 anëtarë të Kushtetueses votuan kundër shkarkimit dhe vetëm një anëtar votoi pro shkarkimit të tij. 

Ora 00:21
Vendimi i GJK për Metën reagon Tritan Shehu: U mbyll një kapitull i shëmtuar i jetës sonë politike

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidentin ka nxitur edhe reagimin e deputetit, Tritan Shehu ku sipas tij, Gjykata ka dhënë një vendim normal në përputhje me realitetin.

Nje vendim normal i Gjykatës Kushtetuese në përputhje me realitetin.

Një vendim ky qe zeroi kështu një precedencë të rrezikshme të krijuar nga ai Parlament 122-sh me 42 pupace në atë, për institucionin e Presidentit në përgjithësi.

U mbyll kështu së paku një kapitull i shëmtuar i jetës sonë politike. Megjithatë jemi akoma shumë larg normalitetit politik të vendit. , tha Shehu

Ora 00:11
Keshilltari ligjor i Metës pas vendimit të Kushtetueses: Kush qëndron me të vërtetën nuk rrëzohet

Zero surprize e quajti Presidenca vendimin e Gjykates Kushtuetuese. Në një reagim të parë të këshilltarit mediatik të Metës, Bledi Dervishaj thuhet se kushdo që qëndron i palëkundur me të vërtetën, nuk rrëzohet.

'Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë dhe krenon këdo që ecën në të.'

 

Ora 23:30
'Kushtetuesja' nuk shkarkon Metën, Presidenca: Zero Surprizë, kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën, ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi duke thënë se kjo çështje nuk duhet të kishte nisur që në fillim.

"ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!", shkruan Blushi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • armand: 31/03/2022 12:48

    Eshte gjykate teresisht e pa afte dhe teper e politizuar e mbushur me prostituta politike, te dali nje president qe eshte i "depolitizuar" te bej thirrje popullit dhe ti thote rrembeni arme, cfurqe, kazma e lopata dhe rrezoni qeverine kjo eshte kulmi por kur ke nje gjykate te tille eshte normale.

    Përgjigju
  • Kledi: 17/02/2022 20:01

    Rroft partia me ne krye Edi Ramen....urrraaaaaaa...nga fitorja ne fitorje thoshte i madhi Enver.Tani kemi byron politike me Ramen,Berishen,Meten e Bashen qe na ndricojn rrugen dhe bashk me Ameriken do bejn qe populli te haj me luge .ari....

    Përgjigju
  • Drejtesia: 17/02/2022 19:30

    Respekte per gjyqetarin Binaj per integritetin, dhe kurajon profesionale dhe morale. Perbuzje per 'vemje' gjyqetaret e tjere qe nuk arriten te ngriten ne lartesine e detyres dhe pritshmerive. Turpi ju mbulofte o vemje.

    Përgjigju
  • Gripi: 17/02/2022 17:30

    Sot si gjithmone fitoi krimi, korupsioni dhe paturpesia. Asnje shprese per ndryshim, krimi mori serish zemer dhe mos u cudutni me se na e bete jeten ferr. Kjo eshte shqiperia, keta jane shqipetaret. Popull pa dinjitet!

    Përgjigju
  • Ardi: 17/02/2022 15:17

    Vendimet e Gjykatave duhen respektuar. Duhet pritur edhe zbardhja e ketij vendimi per ta analizuar ate por rezultati 6-1 flet vete!

    Përgjigju
  • veton: 17/02/2022 14:57

    Gjykate peostitutash politike, ndyresyra, fundrina....

    Përgjigju
  • Maraku: 17/02/2022 14:50

    Po vota sikur eshte e fshehte apo kjo sben pjese te etika qe duhet te ndjeke nje e ashtuquajtur gazete?Tani me emrin dhe mbiemrin e atij qe ka votuar Meten per tu hequr kujt i beni nder ju si gazete?Mos u habisni pastaj nese dhe ky mavria vdes nga nje semundje panjohur si dritan prifti.O tempora o mores..

    Përgjigju
  • Liku: 17/02/2022 13:42

    Te cohet gjykimi ne gjykaten nderkombetare

    Përgjigju
  • Timi: 17/02/2022 12:45

    Te shkarkohen qe te gjithe gjyqtaret qe votuan kunder shkarkimit

    Përgjigju
  • Koketa: 17/02/2022 12:22

    Pavaresisht se kush eshte presidenti nuk e kuptoj sesi mund te dali gjykata kushtetuse kunder parlamentit sei bie qe te gjithe keta burra qe u mblodhen per ta shkarkuar ja paskan futur kot sepse keta 7 veta jane me te zgjuar dhe llogjikojne me shume alla alla..eshte per te qeshur dhe per te ven durt ne koke

    Përgjigju
  • valmir: 17/02/2022 11:48

    Kjo eshte e turpeshme, kurr nuk do te kete drejtesi ne kete vend.... Te dhjefsha gjykaten kushtetuse qe eshte mbushur me miljonwre.... Ilir floririn ske ku ta kapesh me pare, hajdut, vrases, partiak i ndye, miljoner me "rroge shteti" e cte numerosh me pare por kush ta denoi Vitore Tusha griaja e Pashk Tushesh i cili eshte shkaketar i vrasjes se Gani Malushit, kush do ta denoi gruaja e Andi Beqes apo e dashura e Alibeajt....

    Përgjigju
  • Shaqo: 17/02/2022 11:30

    Per mua nuk kishte dyshim qe ky do te ishte vendimi. Por me ben pershtypje fakti qe si nuk tha njeri nga komentuesit qe ENVERI ka patur 100% te drejte me keta lloj njerzish?

    Përgjigju
  • Dori: 17/02/2022 11:06

    O milet,po ende nuk e keni kuptuar qe kto diten nuk len gje pa then e naten han pin e bejn pazare bashk?Madje dhe tallen se thon e hengri ky popull.Ende i besoni Edvinit,Lulit,Lilos e plakut Mere?Jan gjith njelloj dhe si turma bagetish i shkoni nga pas.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/02/2022 10:36

    Eshte hera e dyte qe kapet me ze dhe figure… dhe prap doli i paster. Edi Rama je komplet njelloj si kto tjeret…bashke mu ju o dele qe besoni akoma tek Rama.

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/02/2022 10:33

    Ne Shqiperi kemi qe nga 1912 ku i forti vazhdon ti bie te dobetit…

    Përgjigju
  • A...Zh: 17/02/2022 10:16

    Cudi, pas ketij Vendimi po vonojne deklaratat e SHBA e BE per suksesin e reformes ne drejtesi! Perfundimisht, VK!

    Përgjigju
    • A...Zh: 17/02/2022 11:53

      Riku, une them pas Vendimit te GJK per Meten, jo pas zgjedhjes se gjyqtares per ne Gjykaten e Larte, dhe jo GJK sic thua ti. Faleminderit per mirekuptimin!

    • Riku: 17/02/2022 11:14

      Nuk je perditesuar se reagimi ndodh dje pasi ambasada falenderoi institucionet per nashkepunimin pasi Meta zgjodhi anetaren e re te Gj.Kushtetuese

  • Xhaxhi: 17/02/2022 10:09

    Turp, njerez pa dinjitet. Sot festojne pavaresine e Kosoves qe jua dha Amerika me lobin ebrenj por jane mosmirenjohes si ne Shqiperi dhe Kosove. Shqiptaret jua shperblejne me kriminelin Xhafer Deven dhe Ilir Meten qe del si idiot shan ambasadoren amerikane i kujton Korene dhe Kimeten. Me Saliun non grata qe ben fushate zgjedhore e qe neser do zgjedh presidentin e ri se bashku me Lulin i cili eshte i zhytur ne mot me keq se Saliu. Me nje kryeminister bythpambuk qe ka frike te marre vendime e te udheheq dhe fshihet pas fustanit te ambasadores. Ate qe thote sot se thote neser, ngeli duke nxire Shqiperine dhe shqiptaret neper Evrope e bote duke bere krahasime idiote me Korene e Veriut, Afghanistanin, Iranin apo dhe Ukraininen kishim mangut se fundit. Ju jeni me keq se Enveri dhe me keq se komunizmi, nuk keni krahasim. Zhgenjim nuk vjen nga shkarkimi a apo jo i Metes por menyra si ky popull merret per budalla. Vetem nje i marre nuk e kupton qe keta te gjithe jane bashke, hane e pine e bejne pazare se bashku. Neper media luajne teater.

    Përgjigju
    • Usa: 17/02/2022 14:39

      Ke shume Te drejte!! Sa here thote me ishim afgane, e lloj lloj budallalliqesh te tjera,na ben te ndihemi shume te ofenduar, po na e nxin cdo gje te bukur shqiptare per te marre nje dekorate! Per kete vuan ai! Kurse Meta duhet Te ishte ne burg me kohe! Tani me ne fund mu mbush mendja top qe Kurre sdo kete drrjtesi ne ate shtet!

  • Mos u merzisni: 17/02/2022 09:50

    Do burra kjo pune dhe jo bythqima si puna Edvinit dhe Luldhimsit. Edhe gjyshit me antiplumb karin do ti hani. Pederastet e Sorosit.

    Përgjigju
  • Ola: 17/02/2022 09:49

    Aspak nuk cuditem,kjo eshte Amerika.Kudo hy vetem destabilizon,kjo eshte drejtesia e re qe deshi Amerika.Dhe me vetem nje vote pro e kupto dhe gomari qe ka marveshje politike dhe tallin by..en me popullin qe i shko nga pas.

    Përgjigju
  • Urime: 17/02/2022 09:47

    Ja kjo esht gjykata e re dalur nga vetingu. Urime shqiperi spese nuk do lesh kurr drejtesi. Ulku qimen è nderron po gjyqtaret e korruptuar aty do Jen gjith on.

    Përgjigju
  • Une: 17/02/2022 09:41

    Keta jane dhe aq skutha saqe vendimin e nxjerrin ne mes te nates para dites se pavaresise se Kosoves. Ku eshte ministri i drejtesise qe del per konference shtypi per martesat e njerezve apo kur dikush ka bere korrupsion me 10 mij lek ndersa sot qenka zhdukur.. kush do mbaj pergjejgsi per kete idiotsi? Apo te na rroje pavaresia e Kosoves? Keta politikane sot jane 100 here me keqe se komunizmi i para 90. Hajduter dhe kriminel pa dinjitet dhe pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
  • nuri.lsi: 17/02/2022 09:33

    mos shkarkimi presidentit ishte nje fitore madhe ndaj amerikes te dalim eta festojme.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/02/2022 09:32

    KLANSEKTI PS,PD,LSI ESHTE NE UNISON DHE NA DHA TE KUPTOJME SE DO VAZHDOJ TE JETE NE PUSHTET EDHE PER SHUME KOHE.PRA TI O POPULL TANI QETE-QETE BEJ BASHKBISEDIMIN E MADH ME KRYERILINDASIN DHE VAZHDO TE BRAKTISESH SHQIPERINE.SHOW NEVERITES I KLANSEKTIT TE SIPERM.

    Përgjigju
  • F-35: 17/02/2022 08:57

    Cfare precedenti i rrezikshem! Presidentet ne te ardhmen mund te bejne edhe qenin e terbuar, mund ta drejtojne institucionin edhe nga cmendina, dhe perseri sipas ketij vendimi do je jene ok. Ne fakt me kete GJK, kjo pritej.

    Përgjigju
  • Maks: 17/02/2022 08:55

    Politica shqiptare esht e koruptuar deri ne palc Ata kan zgjedh njeri tjetrin dhe mbrohen Ne shqiperi duhet nje permbysje e thell po deshem te shpetojm nga kjo kolere

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 17/02/2022 08:47

    Edhe avokatët e tij (dmth edhe vetë Meta) e dinin që ka bërë shkelje të rënda, prandaj kërkonin që vendimi i Kuvendit të rrëzohej pēr fillim të procedimit me shkelje procedurash. Vetëm kushtetuesja nuk e sheh. Qenkan të tërë "popull i 2 marsit".

    Përgjigju
  • andi: 17/02/2022 08:45

    sigurisht qe nje vendim i ndyshem do krijonte precedentin me te rrezikshem ne historine e shtetit shqiptar ndaj gjykata ka vendosur drejt. eshte detyre e presidentit si perfaqesues i unitetit kombetar te mbroje balancet dhe te ruaj opozitarizmin ne rastin kur shkelwt ose shitet nga palet. ndaj mendoj se ilir meta ka vepruar drejt ne kete rast. demokracia duhet te mbrohet me cdo kusht ndryshe palacot e politikes mund te krijojne parlamente si ai qe i dhuroi luli edit.

    Përgjigju
  • Riku: 17/02/2022 08:24

    Nuk ja hoqet 2 muaj rroge presidentit... dem i madh do i vinte... apo do ishte fitore morale... ehhh morali cilesi qe e gezoni masivisht prandaj djeg... para 1 jave kishte artikull mbi rritjen e cmimit te naftes dhe shportes dhe reagimi ishte I paperfillshrm 2-3 komente dhe ato justifikuese te tipit lufta etj... ndersa per politike shume interes 30 komentues e lart... tregues I qarte qe Meta e Rama e Berisha e lukunia e tyre jane ajo cka meritoni...

    Përgjigju
    • Alb: 17/02/2022 12:08

      Ate koke kemi , ate feste na vene. Nuk eshte rastesi qe kemi qene, jemi , dhe do te jemi populli me i varfer dhe me i poshteruar i Ballkanit . Perfundimisht e meritojme ate qe po kalojme.

  • LORA: 17/02/2022 08:03

    ,,,paska mbet thate "populli i 2 marsit",,,

    Përgjigju
  • Pano: 17/02/2022 08:02

    Si mund ta shkarkojn presidentin. I ka dhe dy medalje ne xhep akoma. Nje per Bes Kallakun si mjeshter i madhe dhe nje per Nafijen si nder i kombit.

    Përgjigju
  • Logic: 17/02/2022 07:36

    Nuk eshte aq e lehte te shkarkohet nje president kur 3-4 i ka emeruar ai por sidoqofte personi ne fjale eshte i korruptuar dhe do provohet heret a vone

    Përgjigju
  • Noli: 17/02/2022 07:32

    Një gjykate kushtetuse e formuar nga gjykates pa personalitet dhe të sjellë aty nga Meta për të mbrojtur Meten. Kjo trupë gjyqsore nuk arrin te jete e drejte kopetente dhe e besushme.Turp që nga drejtesia e re del nje gjykate kushtetuse me kete nivel.

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 17/02/2022 10:45

      Noli,gjykata kushtetuese nuk eshte krijuar nga Meta sepse vetem 2 anetare jane te tij por duhet te shikoni Ramen qe e beri Meten president dhe qe mund ti kete urdheruar te tjte te mos votojne shkarkimin,ndryshe nuk ka mundesi qe vetem nje te jete pro shkarkimit. Ju mbrojeni Ramen sa te doni por ai eshte nje maskara si gjithe te tjeret,Berisha,Nano,Meta,Basha me shoke.

  • Tahir tarfyci: 17/02/2022 07:09

    Shohim endra me sy hapur se do behemi si gjith bota,por sa ferkojm syte kuptojm se ky vend nuk behet jo jo Jo!!!!!!!!!!!!! Cfar duhet te besh me shum se sa ka ber kelyshi sali qenit e te quhet shkelje. Shpresuam me kot se do ndryshonim por jo. Korrupsioni dhe pislleku jan futur ne gen. Shkurt eshte koha e qenerve.

    Përgjigju
  • Arben: 17/02/2022 06:57

    Ambasadorja Yuri Kim duhet te shfuqizoje kete vendim te gjykates kushtetuese! Kjo qe ka ndodhur eshte e llahtarshme sepse Shqiperia eshte republike parlamentare ku vendimet e parlamentit anulohen nga ca gjykates te Saliut te diplomuar tek plepat! Turp! Sekretari Blinken nqs gjen kohe duhet menjehere te shpalle edhe Meten nongrata! Ta bejne ata te pakten, kur shteti jone nuk ka force te beje asgje kunder binomit Berisha-Meta!

    Përgjigju
    • edi: 17/02/2022 10:49

      Ai Blinken dhe ajo Yuri Kim ti pijne lengun non grates,mundesisht 3 here ne dite para buke.

  • asolingo: 17/02/2022 06:27

    Keto vendime shtojne me shume mosbesimin e shqiptareve tek drejtesia.Se dhe mjaft ne Robert, moj e mera Shqiperi, .....

    Përgjigju
  • Cendia: 17/02/2022 05:54

    Popullin shqipetar e komandojne te cmendurit hajdutet kriminelet qeveri presidenc gjykat kushtetuesee e ne vazhdim,MJERE mjere mjere ne dhe femijet tane. NUK U BE KOT LUFTA QE SEICILI TE VINTE NE GJK NJERZIT E VET.Dhe ne ushkojme mbrapa si dele ketyre kafsheve te egra

    Përgjigju
  • Iris: 17/02/2022 03:23

    Pse nevrikoseni per kete vendim ?Keni pare ndonje politikan te nivelit te /super te larte/ qe te jete denuar ne Shqiperi deri tani?

    Përgjigju
  • Tak Ngjela: 17/02/2022 02:19

    Amerika do i fusi ne burg, ja te shikoni Meten nga fundi i Shkurtit, e keni brenda Saliun per dite vere, e keni brenda, ne burg te gjithe, ja te shikoni. Amerika e forte si shkemb graniti, Tik Llalla ne burg bashke me Rovena Gashin, ne nje krevat dopio ne burg, me frigorifer, televizor, dhe me TV Apple ne dhome. Do u sekuestrohen te gjitha pulat, deshte, qingjat, te gjitha pa perjashtim ja te shikoni e kam nga burime te brendshme. CIA do ja liddhi Monikes duart me fije zane nga ato qe perdoren per te pastruar rruget e Tiranes.

    Përgjigju
    • Beni: 17/02/2022 10:03

      Ky po qe eshte koment.

  • Epiroti shqiptar: 17/02/2022 02:12

    Jepini supaxhinj shqipfolsa!!! Me shume propagand helmuese me komente! Se nuk ju paguan kote Athina. E di qe jeni pak te merzitur nga lajmi sepse do ishte me e lehte propaganda helmuese sikur Kushtetuesja ta kishte shkarkuar presidentin. Ne ate menyre do vinit kujen se Rama e ka kapur sistemin (dhe do versuleshit me dhjetra komente per ta pershkruar Shqiperine si diktature). Por mos harroni se ka hapsire per te vene kujen, per te bere propagand helmuese qe perhap idene se ky vend ka marre fund, edhe kur Kushtetuesja nuk e shkarkon. NE SULM ju andart shqipfoles me stergjysher shqiptar…

    Përgjigju
    • Qesharake: 17/02/2022 08:15

      Athina është e mbarruar për vetën e saj!

  • Faik: 17/02/2022 00:58

    Tani Edvin Rama i ZI duhet té PAGUAJÈ nga XHEPI i tij MILIONAT qè morèn DEPUTETÈT HAJDUTÈ nèpèr KOMISIONET Parlamentare qè gjoja do SHKARKONIN HAJDUTIN e FLORIRIT dhe KRYE KUSARIN President !! Komisionet Parlamenare janè BANDA KRIMINALE dhe ORGANIZATA MAFIOZE qè PÉRLAJNÉ LEKÈT e SHQIPTARÈVE !! Likja DITÈZI HAJDUT ta GÉZOJ Presidencén tani dhe Edvini i ZI tè ULI BREKÈT para Likes HAJDUT nga Skrapari !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e gjithè Klasés Politike 32 VJEÇARE , PA PÉRJASHTIM !!!

    Përgjigju
    • Likja: 17/02/2022 04:25

      Qetesohu i semure

  • USA emigrant shqiptar: 17/02/2022 00:51

    Tregon edhe njeher qe Albanistani ka mbet 30vjet prapa akoma me keta politikan qe e dermuan deri ne palc kombin e popullin, largohuni e mos punoni per tju grumbulluar taksat per keta derra politikan

    Përgjigju
  • Turi: 17/02/2022 00:26

    Politike e dhjere. Ky vendim dihej me kohe. Kri populli i keni varur bo**let ne qafe e po i drejtoni si tufe delesh. Kta qenef politikan i bojn vetem per show kto pseudo vendime. Ptu, felliqesira

    Përgjigju
  • Kohe qameti: 17/02/2022 00:17

    Me sa duket historia perseritet, ne 1990 shqiptaret shqyen ambasadat nga varferia e komunizmit, pas 16 shkurtit 2022 do rreshtohen perseri per ne ambasada,por kete radhe te varfer,te vjedhur,te poshteruar nga politiqenerit huligane qe do fillojne nga e para duke djegur e vrare njerez neper protesta, per te marre pushtetin e humbur me vote. Zoti na ruajte nga keta.

    Përgjigju
  • Shemtira: 17/02/2022 00:10

    Turp, koha qe populli te ngrihet kunder ketij sistemi gjyqsor, kunder ketyre figurave te shformuara qe blejne me para jetet dhe te ardhen e femijve tane

    Përgjigju
    • Riku: 17/02/2022 07:57

      Fiks gjyqtaret ta kane problemin hahahaha dhe e di kujt kerkoja zgjidhjen fiks atij qe e zgjidh problemin ne ket vend E-drames

  • Vlora: 17/02/2022 00:07

    Vendim i parashikueshem. Disa prej antareve te gjykates nuk i jane nenshtruar ende vettingut. Gjithsesi, mosshkarkimi nuk eshte problem i madh. Kemi duruar abuzime teper me te renda se lajthitja qesharake e Metes. Te pakten nuk kemi ne pushtet dyshen Berisha-Basha me qeverisjen e tyre qe te vriste ne mes te bulvardit. Krahasuar me Berishen, presidenti aktual eshte thjesht nje aktor komedie. Ulet ne gjunje duke bere shqiponjen si ndonje tifoz i cmendur futbolli. Ben deklarata paranojake per eliminim fizik me raketa nga SHBA-te. Tani qe e mendoj, do n'a mungoj shume shfaqja komike e presidentit Meta kur atij t'i mbaroj mandati.

    Përgjigju
  • Polici: 17/02/2022 00:06

    Rama ti lere keto idiotsira qe thote se ai e di shume mire cfare ben me reformen ne drejtesi apo te na tregoj durimin. Ky eshte nje tjeter fakt qe ky vende nuk ka drejtesi dhe njerezit nuk jane te barabarte perballe ligjit. Sot kemi nje te burgosur politik Saimir Tahiri dhe nje president qe edhe spitali psikiatrik e ka te veshtire ta marre persiper. Kjo eshte drejtesia sot! Te ulet me Saliun tani te zgjedhin presidentin e ri.

    Përgjigju
  • Tam tam tam: 17/02/2022 00:05

    Vetem videoja qe shan policet dhe qellon policin ne krye te detyres e kompromenton rende presidentin qe me vjen turp ta etiketoj Ilir Meten me kete emer.

    Përgjigju
  • LikeM: 16/02/2022 23:48

    Gjykate pa t*pe...

    Përgjigju
  • Kushtvaresja: 16/02/2022 23:46

    U rregulluan balancat. Floriri peshon me shume se jetet e shqiptareve. Keshtu do vente puna, zgjat e zgjat e mos e keput, e lane gjykaten kushtetuese gjysmake dhe futen aty xholet e tyre. Zoti eshte i madh, "ahu" i shqiptareve nuk bie per toke.

    Përgjigju
  • Une: 16/02/2022 23:45

    Ky presidenti nxori dekrete sipas qejfit per zgjedhjet lokale qe nuk u pranuan nga parlamenti. Plus qe eshte nje njeri qe ka degraduar nga mendja. Vetem nje budalla se kupton. Rama tani te dal te kerkoj falje per kete gomar qe e beri president.

    Përgjigju
  • USA ????????: 16/02/2022 23:25

    Turp turp turp!!!! Jeni Te shitur, te pa afte dhe frikacake! Gjykates si ju nuk i duhen popullit shqiptar! Ju mbrojtet nje njeri qe ka luhatje personaliteti dhe Shume te korruptuar, kete e di e gjithe Shqipria!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?