Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Thaçi është shprehur se e mirëpret këtë vlerësim për mandatimin e Hotit, kandidat për kryeministër.
Ai ka shtuar se është i bindur se çdo hap që ka ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Thaçi ka theksuar se ky vendim duhet të respektohet, pranohet dhe zbatohet
"E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese. Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën. Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës", tha Thaçi.
LVV nuk I respektoi votuesit e vete,Ajo nuk deshti apo per munges te vites ne Kuvend, nuk kandidoi-nuk realizoi te drejten per rikandidim per Kryeminister, e cila ju afrua disa here me shkrim nga Presidenti.Me Kushtetute Presidengti I ofroi shumices tjketer parlamentare per mundesi prop.ozimi,Kualicioni i dha Presidentit peropozimin e dorezoi,perkunder kunderhtimeve dhe ankesave>Kushtetuesja me Kushtetute arsyeshme aprovoi te Kush tetueshem propozimin e Presidentit dhe kjo eshte normale per NJ e system norma votues dhe shtet normal demokratike.Asnje arsye askush e as LVV nuk e ka per te kundershtuar jashtligjshem.
Përgjigju