Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi Bordin e Transparencës për çmimet, Bardhi: Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj

22 Shkurt 2023, 17:08| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 17:09

  • Share

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Bardhi shkruan se kjo është një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj.

“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për çmimet e shportës: Nuk plotësohen kriteret për një Akt Normativ me fuqinë e ligjit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?