TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur në dhomë këshillimi të mos pranojë për të shqyrtuar në seancë plenare kërkesën e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, për largimin nga detyra të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Vendimi është marrë në 29 prill 2020 nga Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Ish-prokurori Besnik Cani, i shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm Apelimit kërkoi largimin e Luan Dacit nga ky Kolegji i Vetingut, me argumentet se, kur është zgjedhur në këtë detyrë, nuk ka plotësuar kriteret kushtetuese dhe ligjore në lidhje me mospasjen e masës disiplinore të largimit nga puna, kriterin e arsimit, të gjuhës angleze dhe kualifikimeve profesionale, si dhe kriterin e vjetërsisë në punë.
Fillimisht, Bensik Cani i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit largimin e Dacit nga detyra. Por, Kolegji u përgjigj se nuk ishte në kompetencën e tij kjo çështje. Më pas, Cani iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Tre anëtaret e Kushtetueses kanë vendosur që të mos e kalojnë padinë e Canit për shqyrtim në seancë plenare me argumentin se ish-prokurori Cani si individ nuk mund të nuk mund të paraqesë drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve dhe të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre. “Për sa më sipër, në këndvështrim të kësaj kompetence, Gjykata Kushtetuese gjatë kontrollit kushtetues, përmes ankimit kushtetues individual, vlerëson kërkesat e individit kur ai pretendon se të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese janë cenuar nga një akt i pushtetit publik ose vendim gjyqësor”, thuhet në vendim.
Luan Daci ishte pjesë e turpit gjykues pranë Kolegjit të Apelimit, që vendosi për shkarkimin nga detyra të Bensik Cani. Në datën 27 shkurt 2020, Kolegji vendosi shkarkimin e Besnik Canit nga detyra. Në njoftimin e KPA thuhet se vendimi është marrë në mënyrë unanime, që do të thotë se edhe Luan Daci ka votuar për shkarkimin e Canit nga detyra. Por, Cani i është drejtuar Gjykatës Kushtetueses për rrëzimin e Luan Dacit që në datën 07.02.2020, ndërkohë që procesi i rivlerësimit kalimtar ndaj tij vijonte në KPA.
Kjo situatë është reflektuar si argument nga Gjykata Kushtetuese për të mos kaluar kërkesën e Canit për shqyrtim në seancë plenare për të vendosur për fatin e Luan Dacit. “Duke iu kthyer rastit konkret, Kolegji konstaton se kërkuesi pretendon cenimin e së drejtës së procesit të rregullt nga akti i pushtetit publik, pa përfunduar ende procesi ligjor nga KPA-ja, dhe, rrjedhimisht, pa ngritur asnjë pretendim ndaj rezultatit përfundimtar të procesit ligjor të kundërshtuar. Ai ka kundërshtuar, sipas objektit të kërkesës, verifikimin e zgjedhjes dhe shfuqizimin pjesërisht të vendimit të Kuvendit, që ka miratuar z. L. D., si anëtar i KPA-së”, thuhet në vendim.
Po mo Besnik me karburant qe fiton 30000 euro ne vit deshe te rrije akoma prekuro or tej. Boll shive sa ne Fier, Elbasan e Shkoder. Tani spak duhwt te hetoje pasurine e ketij krrici
Përgjigju