Gjykata Kushtetuese sot rrëzoi ligjin për tatimin mbi profesionet e lira, duke shfuqizuar kështu tatimin 15% që qeveria kërkoi tu ngarkonte profesioneve të lira.
Qëndresa Qytetare në një reagim tha se u votua kundër gjobëvënies, pasi me këtë taksë qindra sipërmarrje të lira do të kyçeshin dhe profesionistët do të ishin të ekspozuar përballë një tjetër vale eksodi.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese argumentohet se nuk u respektua parimi i sigurisë jurdike si dhe parimi i proporcionalitetit dhe se këto kategori do duhet të taksohen në 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla. Që në fillimet e propozimeve të kësaj takse e ka cilësuar atë gjobëvënie, që do kishte pasoja fatale për profesionet e lira.
Ky vendim nuk ishte rastësi pasi vjen një ditë pas protestës qytetare kundër Bandës Onkologjikut, teksa në 13 Qershor qytetarët u tubuan pikërisht përballë kësaj gjykatë për të protestuar kundër taksës për profesionet e lira.
Me këtë taksë qindra sipërmarrje të lira do të kyçeshin dhe profesionistët do të ishin të ekspozuar përballë një tjetër vale eksodi" thuhet në reagimin e saj.
Qëndresa Qytetare vlerëson se qeveria duhet të hartojë politika mbështetësë për profesionet e lira si një mekanizëm për nxitjen e sipërmarrjes dhe kthimin e Shqipërisë në një oaz të profesioneve të lira.
Lajmi kryesor:
Gjykata Kushtetuese shfuqizon tatimin 15 % për profesionet e lira! Mbetet në fuqi 23% për ata me të ardhura mbi 14 mln lekë
S.G/ReportTv.al