Gjykata 'kyç' në qeli ekzekutorin e sulmit me armë në Hotel Voloreka, Anterio Kaloshi, mik i Orges Bilbilit

15 Gusht 2020, 13:27| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 15:33

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë masën e sigurisë 'arrest në burg' për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të hoteli Volorekës më 8 gusht.

Ka qenë pikërisht Anterio Kaloshi, i cili mbrëmjen e 8 gushtit,  qëlloi me 100 plumba në drejtim të dhomës së djalit pronarit, Jetmir Muçollari. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë, (shiko këtu), teksa ky ishte atentati i dytë brenda 7 ditësh që bëhej në drejtim të këtij hoteli. 

Shkak i sulmit është bërë se autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë, ku referuar policisë kanë tentuar që t'i vrisnin djalin. Fatmirësisht si pasojë e sulmit, pati dëme vetëm në godinën e hotelit dhe të 7 makinave të parkuara.

Për sulmin e ndodhur në Hotel Voloreka janë arrestuar 7 persona, ndërsa organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Ilir Berberi hiqej si polic, duke mbajtur me vete një mjet identifikuar nga uniformat blu, e ndërsa Meard si avokat. Dy dokumentet e falsifikuara u gjetën nga policia, në mesin e arsenalit të armëve që ishin të fshehura në garazhin e Ervin Kalajës, ku fshihej prej Meard Berberi.

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, njihet edhe si mik i Orges Bilbilit dhe ishte në kërkim si personi që ka fshehur dhe strehuar Bilbilin, në një shtëpi me qira në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Ai gjithashtu akuzohet se është i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, në kërkim dhe Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020. Në atentatin e dyfishtë të ndodhur në 2017, mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën arrest me burg 40 ditë për të implikuarit në ngjarjen e Tushemishtit, Ilir Mecollin, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Prokuroria i kërkoi gjykatës burg pa afat, ndërsa avokatet mbrojtës kanë kërkuar masën e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës do të vërtetohen ADN-të e të dyshuarve si pjesëmarrës të sulmeve të njëpasnjëshme të datave 01.08.2020 dhe 08.08.2020.

Të akuzuarit nuk e kanë mohuar faktin që janë gjendur gishtat e tyre në automjet, por kanë mohuar faktin që kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e "Hotel Volorekës"

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Babilonia: 15/08/2020 15:33

    eshte per te ardhur keq qe ky LLUM i shoqerise te mbijetoje kaq gjate... keto jane pasojat e korrupsionit, neglizhences, hater, frike, e te gjithe perfaqesuesve institucionale qe nga lart-poshte, Artan Shkembi me shoke e shoqe, politikane, etjetj jane po aq Shtypesa si pune e ketyre ordinero-kaçako-provincial, qe ngelen duke vene pasuri te konsiderueshme vetem duke zaptuar, gjobevenie, shantazh, vrasje. Thjeshte hapni dosjet e tyre dhe lerini ne dore te experteve (nqs ka experte). Jam i Bindur qe Artan Hoxha do kete emision per 1 vit rradhazi...

    Përgjigju
  • Ne pritje..: 15/08/2020 14:35

    Ky ka qene i lajmeruar dhe duket qe po i pret! Ne fund ska fakte per asgje dhe del i pafajshem.. Kto perralla me shume te kerkuar u bene shume qesharake! Plera policia me drejtues e me plere drejtesia..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?