Gjykata lë në burg 'bosin' e call centerave, pjesë e grupit që i vodhi italianëve 15 mln euro përmes mashtrimit

4 Nëntor 2023, 10:58| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 17:29

  • Share

TIRANE - Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Mendim Domin, të akuzuar si një nga boset e “Call-centerave” që mashtronin europianët duke iu zhvatur miliona euro. 

Domi u arrestua më 2 nëntor 2023 nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet. 

30 vjeçari ishte shpallur në kërkim në dhjetor 2022 pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, akuzohet se ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Domi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal që përdornin skema mashtrimi me call center, dhe u zbuluan në fund të vitit 2022. Dëmi i përllogaritur që keta persona kishin marrë nga shtetas italianë shkon deri në 15 milion euro. 

Mendim Domi rezulton të jetë pronar i disa kompanive si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dordomusi: 04/11/2023 13:33

    Ky eshte koka e meduzes se call centerave ne shqiperi..7 vjet rresht vjedhje e hapur…e me shume te tjere nga mbrapa qe nuk jane niveli i “Mendit”…do lash ca gjynahe ne kete bote!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?