Në përfundim të seancës, në një deklaratë për mediat, Kryemadhi nuk kurseu ironitë dhe akuzat për prokurorët e SPAK.
Vendimi është dhënë pas gati 5 orë seancë me tensione, ku e pranishme ishte dhe Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit është lënë me masën “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
“Për zotin Xhixho detyrim paraqitje, se është i sëmurë. E gjitha është që të mos kandidojë Erisa Xhixho, Meta, unë. Nuk kishim asnjë pritshmëri, e vështirë është që të dalësh kundër prokurorisë, por të paktën nxorrëm ato që kishim për të thënë.
Qëndrimi dhe argumenti im ishte që për çdo gjë që akuzohet Meta s’ka asnjë lloj lidhje. Aty u vërtetua se çështja Cez-Dia e Ilir Metës, ka filluar në janar të vitit 2018, pra do të thotë se 6 vite është dosja dhe duke qenë që nuk kanë pas asgjë e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake kur tha prokurori tha se Monika ka hequr mitrën në 27 maj të 2019 në bashkëpunim me Metën. Tani Meta nuk është kirurg, mua as asistencë mjekësore nuk kam marr, as nuk ka ardhur në spital kur jam operuar, sepse do të merrej me reformën në drejtësi. Ia sqarova të gjitha edhe gjyqtarit dhe u shokua, por se ka forcën që të ndryshojë vendimin e qeverisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, marrin në burg Ilir Metën. Ilir Meta nuk është i rrezikshëm. Unë doja që të më jepnin njëherë në javë detyrim paraqitje dhe të bëja nga një konferencë për shtyp javë për javë, por do ta bëjë njëherë në muaj. Kështu që njëherë në muaj do të takohemi këtu”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)
G.K//ReportTv.al