Hitesh Patel

Kronikë

Gjykata lë në burg kunatin e dy vëllezërve indianë: Po përndiqemi politikisht

23 Mars 2019, 14:24| Përditesimi: 23 Mars 2019, 21:38

  • Share

Gjykata e Tiranës cakton 40 ditë burg derri në mbërritjen e dosjes së plotë të ekstradimit nga India për Hitesh Patel, kunatin e biznesmenëve Sandesara. Patel u prangos në Rinas pas urdhër arrestit të Interpol India si person i përfshirë në pastrimin e parave dhe mashtrimin e bankave.

Ndërsa ReportTv ka mësuar se në gjykatë Patel është shprehur se arrestimi i tij është politik pasi India përndjek atë dhe kunetërit e tij pasi janë të afërm të përfaqësuesve të opozitës në Indi.

Arrestimi i Patel nga Interpol Tirana dy ditë më parë në Rinas dhe prokuroria kërkoi në gjykatë caktimin e masës arrest me burg nda tij.

Nitin dhe Chetankumar Sandesara kunetërit e Patel janë në kërkim nga India prej 2 vitesh ndërsa prej shkurt 2018 Sandesarat janë pajisur me pasaportë shqiptare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?