S'i kaluan shtetit 235 mijë m2 tokë, Gjykata e Lezhës lë në fuqi pezullimin e 11 punonjësve të Kadastrës

30 Janar, 17:26| Përditesimi: 30 Janar, 17:39

  • Share

Pas një seance të gjatë gjyqësore me diskutime dhe debate në sallë, Gjykata e Lezhës la në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, u njohën këtë të martë me rivlerësimin e masës së sigurisë të pezullimit nga detyra të dhënë në mungesë ndaj tyre, pasi janë vënë nën akuzë për mosbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin 234 548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, që sipas organit të akuzës duhet t’i kalojë shtetit.

Sipas burimeve në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra të kundraligjshëm, pasi gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj në favor të shtetit dhe në këto kushte nuk mund të vepronin, në shkelje të ligjit.

Por pavarësisht pretendimeve të punonjësve, gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullimit të tyre nga detyra për veprën penale "Mos ekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës".

Ndërkohë 11 punonjësit e pezulluar nga detyra kanë paralajmëruar animimin të vendimit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vonon po nuk harron: 30/01/2024 17:58

    Vendim i turpshem, te pafajshimit mbesin brenda ujqerit jan rrugash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?