Deputeti i PS, Erion Braçe

Kronikë

Gjykata liroi administratorin e 'Gulf', Braçe: Drejtësia e vjetër vlen për ata që kanë para 

13 Shtator 2018, 23:05| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 02:21

  • Share

Deputeti socialist, njëherazi kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, ka reaguar pas lirimit nga Gjykata të administratorit të kompanisë, "Gulf", Albano Aliko. Braçe shkruan në Facebook se lirimi i Alikos u bë nga drejtësia e vjetër e cila dha një tjetër vendim sipas tij skandaloz në favor të atij që ka para. Në rastin konkret të një prej njerëzve më të rëndësishëm të kompanisë së karburanteve "Gulf" e cila ka falimentuar, që akuzohet për mashtrim 5 mln euro ndaj konsumatorëve dhe shtetit.

Postimi i Braçes në Facebook:
Çunat e 'Gulf' janë mbi qytetarët. Sepse për këtë sistem gjyqësor qytetari është i fundit fare, fare. Sepse kjo drejtësi e vjetër vlen veç për ata që kanë para shumë, madje dhe para që vijnë prej mashtrimit të mijëra qytetarëve. 

Postimi i Braçes në Facebook

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?