Bota

Gjykata në Bolivi: Urdhër arresti për Evo Morales, akuzohet për terrorizëm dhe vrasje shtetërore

19 Dhjetor 2019, 11:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2019, 12:00

  • Share

Gjykata e Lartë në Bolivi ka urdhëruar lëshimin e urdhër arrestit për ish-presidentin e vendit Evo Morales, i cili akuzohet për terrorizëm.

Morales gjithashtu akuzohet se ka urdhëruar të qëllohet mbi protestuesit pas rebelimit që nisi pas zgjedhjeve të mbajtura në fund të muajit nëntor, të cilat u karakterizuan nga mashtrimi dhe korrupsioni dhe ku Evo Morales u shpall fitues.

Në protestat e dhunshme u vranë 300 njerëz dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Si pasojë e presionit dhe protestave, Morales u detyrua të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Bolivisë, duke u arratisur në Meksikë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?