Emigrantët në Gjadër

Marrëveshja me Italinë/ Gjykata në Romë vendos nesër për emigrantët e strehuar në Gjadër

10 Nëntor, 14:57| Përditesimi: 11 Nëntor, 18:59

  • Share

Gjykata në Romë do të vendosë ditën e nesërme (11 nëntor) nëse ndalimi i emigrantëve të huaj që u sollën në Shqipëri  është i drejtë apo jo.

Gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës do të mblidhen për të vendosur mbi urdhrat e ndalimit të shtatë emigrantëve.

Dy ditë më parë në Shëngjin anija 'Libra' solli 8 emigrantë, por njëri prej tyre u kthye sërish në Itali për shkak se u konstatuan probleme shëndetësore. Në mbrëmje u largua dhe një emigrant tjetër. Ndërsa në qendrën italiane të paraburgimit në kampin e Gjadrit ndodhen 7 emigrantë.

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka theksuar se ky operacion do të vijojë.

“Ne jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian. Ka gjyqtarë që po vendosin në një mënyrë të caktuar, ne nuk pajtohemi me këto vendime dhe i kemi kundërshtuar” ka thënë ai raporton Sky tg24.

Një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Imigracionit ndodhen në terren në një mision monitorimi për të verifikuar kushtet e qendrave: hapësirat e banimit, tualetet dhe respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve, sepse nuk vinin nga vende të sigurta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?