Gjykata në Uashington dënon me 32 vite burg dy organizatorët e tubimit në Capitol

1 Shtator 2023, 15:45| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 16:18

  • Share

Gjykata e Uashgintonit dënoi me afatet më të gjatë të burgimit të dhëna ndonjëherë për akte dhune gjatë revoltave, dy prej organizatorëve të marshimit të dhunshëm drejt Kapitolit më 6 Janar 2021.

Gjykatësit i dhanë 17 vite burg një prej drejtuesve të grupit të së djathtës radikale Proud Boys, 38-vjeçarit Xho Bigs. Veterani i luftës në Vjetnam u shpall fajtor nga Gjykata e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara për organizim të tubimeve të dhunshme kundër rendit kushtetues dhe institucioneve drejtuese të vendit. Prokurorët kërkuan gati dyfishin, deri 33 vite burg, por Biggs përfitoi nga zbutja e dënimit pasi shprehu pendesë për aktet e tij.

15 vite burg u dha edhe për anëtarin tjetër të kësaj organizate, ish-marinsinZakari Rejl, bashkëpuntor në organizimin e mësymjes ndaj Kapitolit. I njohur edhe si ish-korrespondent për portale konspirative në internet, Rejl akuzohet se përdori aftësitë e tij ushtarake të përforcuara edhe gjatë pjesëmarrjes në konflikte të ndryshme në krah të ushtrisë amerikane për të rrëzuar rendin kushtetues.

Të dy të dënuarit janë mes organizatorëve të mësymjes në Kongres, në mbështetje të pretendimeve të ish-presidentit Donald Tramp se betimi i pasardhësit të tij Joe Biden duhej ndalur, pasi kishte marrë postin përmes zgjedhjeve të manipuluara siç pretendonte ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë. Mësymja e mbështetësve të Trampit shkaktoi 5 viktima.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?