Gjykata e Shkallës së Parë ka njoftuar se si Fatjon Murati, i cili ishte shënjestër e atentatit të djeshëm, u lirua nga qelia. Gjykata njofton se ndaj tij është zbutur masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ka administruar provat shkresore (të dorëzuara nga palët), të gjitha rrethanat e reja, të ndryshuara. Pasi Prokuroria ndryshoi veprën penale të akuzës ndaj Muratit, gjykata sqaroi se vendimi i formës së prerë nuk u ankimua. Kështu e justifikon faktin që Murataj u arratis kur supozohet të ishte në “arrest shtëpie” ndërsa kishte të shtëna drejt lokalit të tij.
Po çfarë ka ndodhur me Fatjon Muratajn
Në korrik të vitit 2022 në Tiranë u gjend një arsenal armësh në 2 ambiente të marra me qira në kompleksin rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet nga një person me emrin Kristjan Gjini. Për këtë arsenal armësh u akuzua edhe Fatjon Murati dhe u raportua se armët mund të ishin përdorur në ngjarjen e rëndë të vrasjes së tre të rinjve në Fushë-Krujë. Disa muaj më pas Fatjon Murati u arrestua, teksa ishte në makinë me Indrit Doklen dhe kunatin e tij. Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme. Gjurmët e Muratit ishin gjetur në kutinë e një pistoletë të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.
Në datë 11 tetor 2022 Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e la në burg Fatjon Muratin dhe e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Ky vendim u konfirmua dhe u la në fuqi në një vendim të Gjykatës së Apelit në datë 31 tetor 2022.
Por çështja nuk u mbyll me kaq. Murataj kërkoi sërish në shkallë të parë zëvendësimin e masës së sigurimit pasi kishte rrethana të tjera ngjarja. Në vendimin e gjyqtares Migena Laska thuhet se tashmë prokuroria gjatë hetimeve e ka hequr akuzën e ‘prodhimit dhe mbajtjes së armëve në bashkëpunim’, pra në arsenalin që u gjet në ambientet e Kristan Gjinit. Sipas Gjykatës tashmë prokuroria e akuzonte Muratajn vetëm për armëmbajtje pa leje’ dhe ndaj u bë edhe ndryshimi i masës së sigurisë.
“Gjykata ka konstatuar ndryshimin/zbutjen e akuzës penale në ngarkim të këtij shtetasi, nga vepra penale e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, në atë të parashikuar nga neni 278 paragrafi i 3-të i Kodit Penal (për të cilin parashikohet një marzh dënimi 1-3 vjet burgim), ka verifikuar të gjitha rezultatet në të cilat ka arritur hetimi paraprak, i cili ka rezultuar i përfunduar, të cilat në zbatim të nenit 260 të K.Pr.Penale, ndryshonin dhe zbutnin ndjeshëm pozitën proçedurale të këtij shtetasi, në kuadër të këtij proçedimi penal, referuar të gjitha argumenteve ligjore, të pasqyruara në vendimin e arsyetuar, Gjykata ka vendosur: “Zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit/ tashmë në cilësinë e të pandehurit Fatjon Murati. Në datën 16.01.2023, ky vendim ka marrë formë të prerë, i pa-ankimuar nga asnjëra prej palëve ndërgjyqëse”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Pra, gjykata e shkallës së parë nënvizon se me këtë vendim të saj ka rënë dakord edhe prokuroria.
'
(Kliko këtu ) Dokumenti i plote
Lajmi kryesor:
Njerëzit e Ervis Martinajt atentat mikut të Endrit Dokles! Theu arrestin e shtëpisë dhe u arratis pak orë para ngjarjes! Zbulohet itinerari që kanë ndjekur autorët
//ReportTv.al