Gjykata pezulloi Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, delegatët e tij pranojnë në prokurori: Nuk jemi të regjistruar te tatimet! (Si u falsifikuan dokumentet)

1 Mars 2022, 12:08| Përditesimi: 1 Mars 2022, 14:19

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës pezulloi dje Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Po për çfarë shkeljeje është marrë kjo masë nga gjykata?

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar, krahasuar me atë të deklaruar në sistemin "Comet", i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.

Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas statutit të FSHF dhe Shoqatave Rajonale të Futbollit për përfaqësimin në asamblenë e përgjithshme nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar. Konkretisht, në bazë të nenit 28, pika 4 të statutit të SHRFT citohet se "...secili delegat ka të paktën 1 votë në asamblenë e përgjithshme. Për efekt përfaqësimi, çdo anë-tari do t'i atribuohet edhe nga një delegat për çdo 100 lojtarë të licencuar që marrin pjesë në garat rajonale të të gjitha niveleve. Vetëm delegatët e pranishëm kanë të drejtë vote. Votimi me prokurë ose me letër përfaqësimi nuk lejohet...".

Duke qenë se numri i lojtarëve të federuar sipas sistemit "Comet" nuk korrespondon me atë faktik në dosjet e klubeve, lind dyshimi se mund të jenë shtuar/regjistruar fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve.

Shkelje janë regjistruar edhe gjatë zgjedhjeve në Shoqatë Rajonale Tirana, ku rezulton se 40 prej atyre që ishin në ditën e votimit, ku në garë ishin Krenal Alimehmeti dhe Eduart Prodani, se nuk janë riregjistruar pranë organeve tatimore. Këtë fakt ata e kanë pranuar teksa janë pyetur në prokurori.

Sipas deklarimeve të tyre, ka rezultuar se një numër i delegatëve janë të punësuar në formë vullnetare ose duke mos qenë të deklaruar pranë organeve tatimore, në këto shoqata duke e bërë të pa mundur lidhjen e tyre direkte me shoqatat në zbatim të statutit të SHRF-Tiranë.

Pas skandaleve të fundit dhe akuzave për manipulim të zgjedhjeve, Gjykata Penale e Tiranës pezulloi dje Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht, ndërsa akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Pas këtij vendimi të Gjykatës, Armando Duka u tërhoq nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit, duke njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqbs: 02/03/2022 05:32

    Si eshte e mundur qe nje “dhelper” qorre dmth, si Duka te “lundroje” kaq afer hundes kryeministrore dhe te mos “nuhatet”? Erjon churva e nuhati mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?