Artur Çela

Kronikë

Nuk shembi një objekt, gjykata pezullon nga detyra Kryeinspektorin në Durrës

10 Prill 2018, 16:05| Përditesimi: 10 Prill 2018, 16:54

  • Share

DURRES-Gjykata pezullon nga detyra Kryeinspektorin e IMT, Artur Çela. Prokuroria e Durrësit procedoi kryeinspektorin e IMT në Durrës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.  

Gjykata Durrës në datë 10.04.2018 vendosi pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të qëndruar në ambientet e IMT në Durrës.

Artur Çela është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur në organin e akuzës, ndërsa rasti për të cilin akuzohet lidhet me mos veprimin për të prishur një objekt në lagjen numër 17 në Durrës duke favorizuar nje person, por pas denoncimit u shkarkua nga detyra. 

Komento

Komente

  • sapa: 10/04/2018 17:24

    Pse nuk kerkove ndihmen e permbaruesit te famshem Lefter Cani nga tirana qe per leke shemb krejt shqiperine?dhe biles del i palagur ngaqe nuk ka shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?