Dani Alves

Gjykata refuzon ankimimin e Prokurorisë, Dani Alves mbetet i lirë

10 Prill, 22:30| Përditesimi: 10 Prill, 22:31

  • Share

Dani Alves u dënua me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në ditët e fundit të 2022. Pas 14 muajve në qeli, ish-mbrojtësi fitoi lirinë duke paguar 1 milionë euro garanci.

Prokuroria në Barcelonë ka ankimuar vendimin e lirisë, megjithëse sërish Gjykata ka lënë në fuqi urdhërin e parë, duke bërë që braziliani të jetë jashtë burgut.

Ankesat janë paraqitur nga Prokurori Publik dhe pala civile. Pas më shumë se një viti paraburgim, Alves u lirua me kusht më 25 mars, me detyrimin për t'u paraqitur në gjykatë çdo të premte, tërheqjen e pasaportës së tij braziliane e spanjolle dhe ndalimin për t'iu afruar viktimës në më pak se një kilometër.

Burimet gjyqësore të cituara nga 'Efe' raportojnë se Gjykata hodhi poshtë kundërshtimet për lirimin me kusht të paraqitur nga prokuroria publike dhe mbrojtja e viktimës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?