Gjykata regjistroi ndryshimet e Berishës në statut, avokati Beqiri: Gjyqtari Zhukri dha vendim të pavlefshëm, SPAK duhet ta marrë të pandehur! Duhet të pezullonte çështjen

25 Mars 2022, 12:48| Përditesimi: 25 Mars 2022, 14:12

  • Share

Për avokatin Idajet Beqiri, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për të regjistruar ndryshimet e Sali Berishës në statutin e PD-së, të bërë në kuvendin e 11 dhjetorit, janë të pavlefshme. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, avokati Idajet Beqiri tha se SPAK duhet ta marrë të pandehur, pasi është haptas në kundërshtim me ligjin dhe se ka shpërdorur detyrën. Sipas Beqirit, Zhukri si fillim duhet të kishte thirrur palën e tretë që është PD. Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të prisre deri sa të përfundonte çështja në apel.

‘Gjyqtari Agron Zhukri ka gjykuar çështjen e Foltores. Ky gjyqtar sot nuk duhet që të shqyrtonte këtë çështje. Ka dhënë një vendim të pavlefshëm dhe është haptas në kundërshtim me ligjin. Po shpërdoron detyrën. Ky gjyqtar, por të kishim një SPAK, në këtë moment duhet ta merrte të pandehur për shpërdorim detyre. Nuk duhet të shqyrtonte, pasi Foltorja prek edhe interesat e personave të tretë që janë PD. Gjykata e studion dhe thotë ju jeni grupi i Rithemelimit, po ata që janë ekzistues pse nuk i keni vendosur palë të tretë. Gjykata e ka për detyrë që ti thërrasë në zyrë si person i tretë. Kërkues grupi i Rithemelimit dhe pala e thërritur duhet të ishte PD.’- tha Beqiri.

Më tej avokati sqaroi se ai duhet të kishte pezulluar çështjen pasi duhet të priste deri sa të përfundonte çështja në apel.

‘Gjyqtari duhet të ndërpriste procesin, dhe të kërkojë vendimmarrjen e koleges, nëse është bërë apo jo apel kundër atij vendimi. Sot duhet të pezullohej çështja për regjistrimin e vendimeve që janë marrë, deri sa të përfundojë çështja në Apel. Duhet ta pezullonte, deri sa të vinte vendimi nga Apeli. Vendimi është marrë në datë 18 mars dhe është ankimuar para afatit ligjor.’- u shpreh Beqiri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lin: 25/03/2022 17:11

    Bqiri eshte nje pseudoavokat, mjere ai qe i beson atij. Eshte nje komunist i vjeter dhe vetem kaq. Mos degjoni cfare llap ai lart e poshte se sja ka pare njeri hajrin. Kush e ka besuar si avokat, vetem ka humbur me te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?